Ja se si

Ja sesi të shtoni performancën e Windows 10-ës në një kompjuter të vjetër

Aug 17 2017
0 Shpërndarje
Ashtu siç mund të ndryshoni konfigurimin e ndezjes së kompjuterit, ashtu mund të aplikoni ndryshime edhe në efektet vizuale dhe eksperienca juaj do të ndryshojë plotësisht. Ja sesi të shtoni performancën e Windows 10-ës në një kompjuter të vjetër

Nëse keni një kompjuter Windows 10 i cili është i vjetër ose nuk ka mjaftueshëm RAM, mbase u ka ardhur në majë të hundës me të. Për fat të mirë ekzistojnë disa marifete të cilat e përmirësojnë performancën e sistemit.

Ashtu siç mund të ndryshoni konfigurimin e ndezjes së kompjuterit, ashtu mund të aplikoni ndryshime edhe në efektet vizuale dhe eksperienca juaj do të ndryshojë plotësisht.

Ndiqni hapat si mëposhtë:

  1. Hapni System Properties në kompjuterin tuaj. Ekzistojnë disa mënyra për ta bërë. Duke përdorur Cortana shkruani cpl dhe klikoni Enter. Ose në Windows Explorer klikoni me të djathtën This PC dhe përzgjidhni Properties nga menuja e kontekstit. Në dritaren që hapet klikoni Advanced System Settings.
  2. Do të vëreni një dritare të vogël të hapet me disa tabe. Klikoni Advanced Tab dhe nën seksioni Performance klikoni Settings.
  3. Në tabin e efekteve vizuale klikonin opsionin Adjust for best performance

Të gjitha animacionet të cilat ishin të ndezura do të fiken në këtë moment. Menjëherë do të vëreni një diferencë viruale për mënyrën sesi shfaqen ikonat dhe teksti.

Nëse kompjuteri juaj nuk kërkon masa drastike për përmirësimin e performancës, mund të përzgjidhni manualisht çfarë animacionesh do të mbani dhe çfarë të hiqni. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>