Ja se si

Ja sesi të testoni platformën Android brenda Windows-it

Apr 6 2011
0 Shpërndarje
Ja sesi të testoni platformën Android brenda Windows-it

Thënë shkurt BlueStack sjell sistemin operativ Android në një kompjuter me bazë në Windows, dhe atë përmes një shtrese të virtualizimit, që është e ngjashme me atë sesi punoni me një Windows “brenda” një sistemi operativ Mac, duke shfrytëzuar Parallels.

E pse do të dëshironit Android brenda kompjuterit tuaj me Windows, këtë përgjigje nuk e di, por nuk ka asgjë të keqe që ta provoni këtë gjë, dhe ndoshta të gjeni veten në një ambient të ri testimit të aftësive tuaja.

BlueStacks siç ju thuamë ju mundëson të lansoni Android sikurse të ishte një aplikacion i Windows; keni parasysh se nuk ka të bëjë me dual-boot. Në momentin që të keni vënë në funksion këtë aplikacion, ju do të shijoni një eksperiencë pothuajse të njëjtë me çfarëdo eksperience që mund të shijoni në Android të vërtetë për celularë.

Ideja prapa kësaj ndoshta më së miri mund të thuhet se qëndron në faktin e mundësisë reale për të lëshuar aplikacione në Windows PC pa nevojën e një njësie mobile (celularë apo tablet me Android). Besoj se ka lexues të PCWorld Albanian që kanë interesim për të blerë një celularë me Android,dhe nëse është kështu atëherë, kjo do të jetë një mundësi e mirë për ta që të shikojnë edhe më afër se çfarë përvoje sjellë kjo platformë para se të blejnë ndonjë celularë. Ju mund të luani lojëra, të punoni, të lëshoni aplikacione të Android në Windows, e shumë gjëra tjera. Shkarkoni Bluestacks. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>