Ja se si

Ja sesi të zmadhoni imazhet në ueb pa qenë nevoja e klikimit të tyre

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Ja sesi të zmadhoni imazhet në ueb pa qenë nevoja e klikimit të tyre

imagus-mainNë rrjetet sociale, një version i plotë dhe i zmadhuar i imazheve zakonisht është vetëm një klikim larg. Gjithsesi, nëse ju jeni duke kërkuar të blini diçka në uebisite të tilla si Amazon, pasi të vizitoni faqen e një produkti, është shumë e lehtë që të shpërqendroheni nga produktet e rekomanduara që zakonisht gjenden në të djathtë të ekranit. Është e njëjta gjë ndodh rëndomtë kur jeni duke lexuar një artikull në Wikipedia dhe përballeni me artikujt të tjerë që mund t’ju interesojnë duke ju larguar vëmendjen.

Por ekziston një alternative që e bën të panevojshme shfletimin e një faqeje të re qoftë ky produkt apo artikull. Ne po flasim për një shtojcë e disponueshme në Firefox dhe Chrome quajtur Imagus, i cili bën të mundur vështrimin e një versioni të zmadhuar të çdo imazhi pa qenë nevoja e një klikimi të vetëm.

Kjo shtojcë është e dobishme në disa site si:

* Reddit

* Amazon

* Facebook

* Google Images

* Apartamentes.com

Ja të hyjmë direkt e në temën e këtij artikulli. Shkarkoni një kopje të Imagus për shfletuesin tuaj të preferuar, Chrome ose Firefox.

Shtojca ka opsione të shumta lidhur me mënyrën e funksionimit të zmadhimit të imazheve. Për shembull, ju mund të kërkoni që shtojca të shfaqë versionet e plota të të gjitha imazhet në uebfaqe, të shtojë lidhjet e këtyre imazheve në historikun e shfletimit si dhe të përcaktojë vendndodhjen e imazhit të zmadhuar në raport me shigjetën e mausit. Ekzistojnë edhe një listë e gjatë shkurtesash për të ruajtur fotot madje edhe ti rrotulloni ndërkohë që i vështroni ato.

Përshtatja e cilësimeve të shtojcës:

Chrome: Klikoni tek butoni settings në skajin e djathtë lart, vizitoni opsionin “More Tools” dhe më pas “Extensions” dhe nga këtu mund përzgjidhni shtojcën Imagus.

Firefox: Klikoni butonin e “Settings” në skajin e djathtë lart, pastaj vizitoni menunë “Addons” dhe klikoni butonin “Options” që korrespondon me shtojcën Imagus.

Sigurohuni gjithmonë që të ruani ndryshimet përpara se të largoheni nga paneli i cilësimeve. Përmes kësaj shtojceje do të jeni në gjendje të vështroni versionet e plota të imazheve në ueb pa qenë nevoja e shfletimit të ndonjë faqeje të re. (PCWorld Albanian)

Tags >

ja se si
Lajmet e fundit>