Ja se si

Ja sesi të zmadhoni kursorin e mausit

Jun 19 2017
0 Shpërndarje
Kështu do të keni një kursor më të madh sesa kursori automatik i sistemit. Ja sesi të zmadhoni kursorin e mausit

Shumica e njerëzve e përdorin një kompjuter ashtu siç është pa ndonjë modifikim, por nganjëherë keni për të pasur nevojë për ndryshime që ua lehtësojnë qasjen në komanda dhe opsione të ndryshme.

Ata që kanë probleme me shikimin mund ti modifikojnë sistemet e tyre në mënyrë që të shohin me më lehtësi. Një prej këtyre lehtësirave do të ishte zmadhimi i kursorit të mausit.

Në këtë artikull ju tregojmë sesi ta bëni këtë në Windows 10, Linux, Chrome OS dhe macOS.

Windows 10

Hapni menunë Start dhe shkruani Mouse e mëpas përzgjidhni Mouse Settings. Në këtë menu klikoni Additional mouse options për të hapur panelin e kontrollit të mausit. Klikoni Pointers dhe nën seksionin Scheme ndryshoni nga Windows Default (Large) në Windows Default (Extra Large.)

Kështu do të keni një kursor më të madh sesa kursori automatik i sistemit.

macOS

Klikoni Apple Menu dhe hapni System Preferences. Më pas klikoni menunë Accessibility dhe përzgjidhni seksionin Display.

Lëvizni sliderin e Cursor Size për të ndryshuar automatikisht madhësinë e tij derisa të jetë i përshtatshëm për ju. Kur të keni përfunduar mbyllni dritaren.

Linux

Në Ubuntu duhet të vendosni një komandë në dritaren Terminal. Në komandën e paraqitur mëposhtë ndryshoni numrin 36 me madhësinë e kursorit që dëshironi të keni.

dconf write /org/gnome/desktop/interface/cursor-size 48

Chrome OS

Siç e dini, Chromebook-ët janë makineri të shkëlqyera për lehtësitë që ofrojnë. Madhësinë e kursorit mund ta ndryshoni duke vizituar Settings dhe më pas Show Advanced Settings. Drejtohuni për tek Accessibility dhe klikonin opsionin Show large mouse cursor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>