Lajmet

Ja shpenzimet buxhetore për shërbimet e telefonisë fikse dhe internetit në Shqipëri (2012-2013)

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Ja shpenzimet buxhetore për shërbimet e telefonisë fikse dhe internetit në Shqipëri (2012-2013)

open-data-logoOpen Data Albania http://open.data.al/ është një projekt që ka për qëllim të mbledhë dhe të ruajë të dhëna mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror në Shqipëri. Së fundmi, ky entitet ka publikuar të dhëna lidhur me shpenzimet buxhetore për shërbimet e telefonisë fikse dhe internetit në Shqipëri për periudhën 2012 – 2013. Buxheti faktik për shërbime të telefonisë fikse dhe internetit gjatë vitit 2012 ishte 165,767,925 lekë, ndërsa në vitin 2013 ishte 174,517,841 lekë, pra rreth 5 % më shumë.

graf1 Kompania e paguar më shumë nga institucionet buxhetore gjatë vitit 2012 është ABCOM me 35,091,070 lekë. Këtë pozicion ABCOM e ruan edhe gjatë vitit 2013, me një rritje prej 10%.

graf2Albtelekom është një kompani shërbimet e të cilës zënë një peshë të rëndësishme në shpenzimet buxhetore për shërbime të telefonisë fikse dhe internetit. Albtelekom është një klient preferencial për Tiranën, ku gjatë vitit 2013 janë shpenzuar 5,916,381 lekë. Rrethe të tjera që përdorin në një pjesë të rëndësishme shërbimet e kompanisë Albtelekom janë: Korça, Saranda, Durrësi, Vlora, Lushnja, Kruja e Dibra. Albanian Teleciomunication Union shfaqet si klient që ofron shërbime kryesisht në vitin 2013 për institucione buxhetore si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSH-I, Aparati i Ministrisë së Financave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurisë në Tiranë. Shpenzimet telefonike buxhetore nuk bëhen me prokurime publike, nëpërmjet tenderimit elektronik. Shpenzime për këtë zë janë konsideruar vlerat e transaksioneve, pagesave të bëra nga institucione buxhetore, ku të dhënat janë zbardhur përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit 2012 – 2014, proces që mundësohet përmes Spending Data Albania. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>