Lajmet

Ja si e shohin miqtë apo të tjerët profilin tuaj në Facebook

Sep 1 2013
0 Shpërndarje
Ja si e shohin miqtë apo të tjerët profilin tuaj në Facebook

fb_privacy_shortcutsPasi të keni vendosur sipas dëshirës rregullat e privatësisë duke përcaktuar se kush mund të shohë publikimet tuaja dhe kush jo ndoshta do të ishte mirë që të shihnit profilin tuaj nga kendvështrimi i miqve për të kontrolluar nëse është gjithçka ashtu si e mendoni.

Fatmirësisht në Facebook ekziston një opsion që e mundëson këtë gjë me kryerjen e disa hapave të thjeshtë.

Fillimisht klikojmë ikonën në formë çelësi që ndodhet në krye të profilit ashtu si duket edhe në imazhin shoqërues.

Tek menuja që hapet përzgjedhim Who can see my stuff? Dhe më pas klikojmë tek View as.

Në moment do të shfaqet përsëri profili juaj, por në krye do të jetë shtuar një shirit i zi i cili kërkon të përcaktosh si kush dëshiron të shohësh profilin tënd.

Opsioni i aktivizuar automatikisht do të jetë Public që do të thotë se mund të shohësh se si duket profili në përgjithësi edhe ndaj atyre që nuk i ke të listuar si miq.

Në qoftë se dëshironi mund të përzgjidhni edhe emrin e një personi të veçantë për të parë se çfarë mund të shohë ai person nga profili juaj.

Për të çaktivizuar këtë opsion mjafton të klikoni shenjën X që ndodhet në të majtë të shiritit të zi dhe kështu do të ktheheni përsëri në gjendjen e mëparshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>