Harduer

Ja si mund të duket iPhone 5

Jul 30 2012
0 Shpërndarje
Ja si mund të duket iPhone 5

Pas shumë thashethemeve se cilat veçori do të përfshihen në gjeneratën e ardhshme të pajisjes iPhone, shtrohet pyetja se a i ka bashkuar dikush të gjitha këto në një model të vetëm? Ndoshta jo. Por kjo paraqet edhe rrëfimin që është duke u shoqëruar me një fotografi që dyshohet se do të jetë modeli i ri i smartfonit të Apple, që është duke bërë gjiron në blogjet e teknologjisë dhe pajisjeve.

Pamja së pari u paraqit në faqen aziatike iLab Factory përpara se të merrej më pas nga 9to5 Mac dhe gjeti vendin e vet në sferën bloguese të perëndimit. iLab poashtu postoi fotografi të komponentëve individuale për iPhone 5. Pamjet e paraqitura nga iLab përfshijnë atë që duket të jetë një lidhës i vogël Dock dhe, mbase, një vrimë të kufjeve në pjesën e poshtme të pajisjes – ashtu siç ishte supozuar nga raporti i Reuters gjatë kësaj jave.

Natyrisht, raportet e pjesëve të zbuluara nuk janë gjë tjetër vetëm se ato që priten të përfshihen në iPhone 5. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>