Lajmet

Ja si të bllokoni reklamat pop-up në Google Chrome

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Ja si të bllokoni reklamat pop-up në Google Chrome

Në qoftë se qëndroni për një kohë të gjatë në internet atëherë është e sigurt që do të hasni shpesh reklama të tipeve të ndryshme, përfshirë këtu reklamat që shfaqen papritur (pop-up), reklamat që luhen automatikisht pa qenë e nevojshme të klikosh mbi to etj… Fatmirësisht ekzistojnë metoda për bllokimin e tyre.

Në shfletuesin Google Chrome mund të instalohet një funksionalitet i quajtur Simple Adblock.

Më poshtë do të tregojmë mënyrën e sigurimit dhe ekzekutimit të tij.

Fillimisht hapni Google Chrome dhe klikoni butonin që ndodhet në cepin e djathtë në krye të faqes dhe ka simbolin e 3 vijave horizontale. Vendosni mausin mbi “Tools” dhe tek lista që do të shfaqet përzgjidhni “Extensions”.

Në dritaren e re që do të hapet, klikoni “Get more extensions” dhe në faqen tjetër të re që do të hapet shkruani në fushën e kërkimit “simple ad” dhe shtypni Enter. Simple Adblock duhet të jetë rezultati i katërt nga fillimi.

Në të djathtë të emrit të funksionalitetit ndodhet butoni “Free”, klikoni mbi të dhe menjëherë do të shfaqet një dritare e re ku duhet të klikoni “Add”.

Vetëm kaq mjafton, nuk është e nevojshme që të rihapni shfletuesin për të aktivizuar funksionalitetin. Në rast se dëshironi të shihni video të caktuara që janë bllokuar nga Simple Adblock atëherë mund të çaktivizoni këtë funksionalitet duke klikuar mbi ikonën e kuqe që shfaqet në cepin e djathtë në krye të Google Chrome.

Aty mjafton të përzgjidhni opsionin “Turn off Simple Adblock” dhe më pas rihapni faqen ku ndodhet përmbajtja që doni të shihni.

Përsërisni të njëjtën procedurë për të aktivizuar sërish funksionalitetin. Duhet të keni parasysh se Simple Adblock nuk bllokon çdo reklamë të mundshme pop-up, por e rëndësishme është që mbulon pjesën më të madhe të tyre. (PCWorld Albanian)

google-chrome-8-650x0

Lajmet e fundit>