Lajmet

Ja si të bllokoni reklamat pop-up në shfletuesin Firefox

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Ja si të bllokoni reklamat pop-up në shfletuesin Firefox

Reklamat dhe dritaret pop-up janë bërë tashmë pjesë e jetës dixhitale, sidomos nëse përdoruesi qëndron shumë kohë online.

Ekzistojnë disa lloje reklamash: banerat e vendosur në anë të uebfaqeve pa tinguj audio, reklama të shoqëruara me audio që shfaqen papritur dhe rishfaqen përsëri pasi përdoruesi i ka mbyllur herën e parë, reklama që luhen automatikisht dhe qëndrojnë të fshehura në mënyrë që përdoruesi t’a ketë të vështirë lokalizimin dhe mbylljen e tyre.

Në qoftë se këto reklama janë kthyer në shqetësim të vërtetë për ju atëherë mund të përdorni një funksionalitet që bllokon shfaqjen e tyre. Në këtë artikull do të trajtohet vetëm mënyra përkatëse e bllokimit të reklamave pop-up në shfletuesin Mozilla Firefox.

Ndiqni hapat e mëposhtëm:

Fillimisht hapni Firefox-in, klikoni mbi butonin ngjyrë portokalli në krye të shfletuesit dhe përzgjidhni Add-ons. Në dritaren që do të hapet drejtohuni tek fusha e kërkimit, shkruani “simple ad” dhe shtypni Enter.

Më pas shkoni deri në fund të faqes dhe klikoni linkun me ngjyrë blu që ju lejon të shihni pjesën tjetër të rezultateve të kërkimit. Ndër rezultatet që do të shfaqen kërkoni për “Simple Adblock”, pasi t’a gjeni vendoseni mausin sipër emrit dhe klikoni butonin “Add to Firefox” në të djathtë të ekranit.

Në moment do të shfaqet një lajmërim nga Firefox që tregon se shfletuesi nuk lejon instalimin e “Simple Adblock”.

Këtu duhet të klikoni “Allow” dhe menjëherë do të gjenerohet një dritare tjetër në mes të ekranit në të cilën përfshihet edhe një matës kohë. Sapo të përfundojë koha e përcaktuar klikoni butonin “Install” që ndodhet në cepin e majtë të dritares së re. Pasi të klikoni butonin e instalimit, do të shfaqet një dritare tjetër në pjesën e sipërme të ekranit që udhëzon përdoruesin të rihapë shfletuesin Firefox për të përfunduar instalimin e plotë të Simple Adblock. Klikoni “Restart now”.

Pasi të rihapet shfletuesi, Simple Adblock do të jetë në ekzekutim gjatë gjithë kohës dhe simboli identifikues i këtij funksionaliteti do të jetë shenja universale “stop” e pozicionuar në cepin e sipërm djathtas.

Në rast se hasni një situatë të tillë ku dëshironi të shihni një video të bllokuar tashmë nga Simple Adblock, atëherë do të duhet të klikoni mbi ikonën e kuqe të këtij funksionaliteti dhe më pas përzgjidhni opsionin “Turn off Simple Adblock”. Pasi të jetë çaktivizuar me sukses, ikona do të shfaqet me ngjyrë gri. Përsërisni të njëjtën procedurë për t’a aktivizuar sërish. Duhet të keni parasysh se Simple Adblock nuk bllokon çdo reklamë të mundshme pop-up, por e rëndësishme është që mbulon pjesën më të madhe të tyre. (PCWorld Albanian)

firefox-9-650x0

Lajmet e fundit>