Lajmet

Ja si të fshini një sasi të madhe skedarësh të duplikuar

Jun 16 2013
0 Shpërndarje
Ja si të fshini një sasi të madhe skedarësh të duplikuar

Programet e identifikimit të skedarëve dhe dokumenteve të duplikuara ndihmojnë përdoruesit që t’i gjejnë ato , por më pas do të duhet që t’i fshijnë manualisht të gjitha dhe kjo sigurisht nuk është praktike kur bëhet fjalë për një numër shumë të madh skedarësh.Megjithatë edhe në këto raste si gjithmonë teknologjia e ofron një përgjigje.

Para se të përdorni komandat automatike të softuerit përkatës është e këshillueshme që t’i bëni vetes disa pyetje:

– A janë këta skedarë vërtet të duplikuar?

– A ka ndonjë arsye të vlefshme pse ky skedar i caktuar gjendet në dy vendndodhje të ndryshme?

Në rast se nuk keni një përgjigje definitive atëherë do të ishte mirë që fillimisht të konsideronit një opsion më të thjeshtë: Vendosni që softueri lokalizues i skedarëve të duplikuara të anashkalojë ata skedarë që janë më pak se 20 MB. Në këtë mënyrë do të ruani dokumentet e rëndësishme, por njëkohësisht do të krijoni më tepër hapësirë në memorie.

Një prej programeve më të rekomanduara për të realizuar këtë “pastrim” është Duplicate Cleaner Free dhe opsioni i përmendur më sipër mund të gjendet tek File Size. Më pas në qoftë se jeni dakord që programi të përzgjedhë automatikisht skedarët e duplikuar atëherë tek menuja Search Criteria Tab klikoni Same Content dhe Same File Name.

Sigurohuni edhe që të keni përzgjedhur opsionin Don’t scan System Files/Folders. Gjithashtu është e mundur që të përcaktoni vetë direktorinë ku do kërkohet duke përdorur menunë Scan Location.

Pasi të ketë përfunduar skanimi drejtohuni tek Duplicate Files dhe klikoni ikonën Selection Assistant më pas përzgjidhni Mark > Select by Group>All but one file in each group. Sapo programi të ketë përfunduar përzgjedhjet mund të klikoni butonin File Removal për t’i fshirë përfundimisht skedarët e panevojshëm. (PCWorld Albanian)

duplikat

Lajmet e fundit>