Lajmet

Ja si të kontrolloni nëse llogaria juaj është aksesuar nga hakerat ose jo

Dec 24 2013
0 Shpërndarje
Ja si të kontrolloni nëse llogaria juaj është aksesuar nga hakerat ose jo

Duke marrë parasysh lajmet e shumta që dëgjojmë çdo ditë mbi thyerjet e sigurisë, do të ishte mirë të tregoheshim vigjilentë ndaj çdo aktiviteti të dyshimtë.

Llogaria juaj në Microsoft që mund të përfshijë SkyDrive, Outlook.com, aplikacionet Office në ueb, Xbox mundësisht edhe kompjuterin tuaj personal, shoqërohet me një mjet që tregon nëse një person i paautorizuar është përpjekur të aksesojë këtë llogari ose jo.

Ky mjet është pak a shumë i ngjashëm me opsionin “aktiviteti i fundit” (last activity) që ofrohet në Google ose Dropbox.

Microsoft regjistron të gjitha aksesimet e suksesshme ose jo, fjalëkalimet e gabuara si dhe i shoqëron këto të dhëna me një adresë IP, një hartë dhe detaje të tjera të pajisjes që ka tentuar të aksesojë llogarinë tuaj.

Në qoftë se dëshironi të provoni këtë gjë me llogarinë tuaj atëherë logohuni këtu dhe klikoni tek menuja “aktivitetet e fundit” (Recent Activity). Të dhënat do të shfaqen ashtu si tregohet në foton e mëposhtme.

Për të shmangur aksesimet e paautorizuara është e këshillueshme që të aktivizoni autentikimin me dy faktorë.

Megjithatë, në rast se zbuloni që llogaria juaj është kompromentuar atëherë klikoni butonin “Nuk kam qenë unë” (This wasn’t me) për të raportuar këtë aksesim jo të rregullt si dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme ndaj llogarisë tuaj. (PCWorld Albanian)

microsoft-account-recent-ac_0

Lajmet e fundit>