Lajmet

Ja si të kujdeseni dhe të informoheni mbi performancën e baterisë të laptop-it

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Ja si të kujdeseni dhe të informoheni mbi performancën e baterisë të laptop-it

BatteryCare është një softuer pa pagesë që ndihmon përdoruesit të optimizojnë përdorimin dhe performancën e baterive të laptopëve modernë.

Nëpërmjet tij përdoruesi mund të sigurojë çdo informacion të detajuar në lidhje me baterinë si p.sh: kapaciteti, konsumimi, prodhuesi etj… Gjithashtu softueri informon edhe në lidhje me temperaturën e CPU-së dhe hard diskut në Celsius ose Fahrenheit.

Performanca e bateris

Në momentin që laptopi përdoret duke shfrytëzuar vetëm energjinë e baterisë së brendshme, softueri çaktivizon automatikisht modulin e grafikës me funksionalitet të plotë në Windows Vista si dhe disa shërbime specifike që ndikojnë negativisht në jetëgjatësinë e baterisë. Sapo përdoruesi vendos baterinë e jashtme për karikim të gjitha këto shërbime kthehen në gjendjen e mëparshme.

Performanca e bateris1

Versioni i ri përfshin opsionin e shfaqjes së lajmërimeve automatikisht në formë dritareje pop-up duke paraqitur gjendjen aktuale të temperaturës, statusin e karikimit, koha e mbetur dhe ecuria e konsumimit të energjisë. Softueri përditësohet automatikisht pas lançimit të versioneve të reja. BatteryCare mund ta shkarkoni këtu.

Lajmet e fundit>