Lajmet

Ja si të merrni rimbursimin nëse jeni abonuar në paketën Office 365 për iOS

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Ja si të merrni rimbursimin nëse jeni abonuar në paketën Office 365 për iOS

refund-600x541Kur Microsoft prezantoi paketën Office për tabletët iPad, popullariteti i paketës u rrit shumë dhe u bë një ndër aplikacionet më të përdorura. Kjo nuk ishte surprizë për shkak se njerëzit po e prisnin atë për më shumë se një vit që në momentin që tableti ishte prezantuar. Shërbimi Apple iWork janë të ngjashëm me Office, por përsëri paketa e Microsoft nuk ka të krahasuar.

Problemi është se në kohën kur aplikacionet e paketës Office ishin falas, modifikimi i dosjeve nuk ishte. Shkarkimi i aplikacioneve Word, Excel dhe PowerPoint nuk kushtonte asgjë, por përsëri funksioni i tyre nuk ishte ashtu si përdoruesit shpresonin. Aplikacionet thjesht lejonin leximin e dokumenteve, por jo modifikimin e tyre dhe kjo gjë i la përdoruesit të pakënaqur.

Zgjidhja për këtë ishte që të abonoheshit me Office 365, e cila do të sillte hapjen e të gjitha funksioneve të softuerit. Ndërkohë që shumë abonentë njohën rëndësinë e të qenit një pjesëtar i Office 365, Apple po ofronte produkte me çmime më të lira ose falas për pajisjen iPad. Microsoft u përgjigj duke bërë cilësinë e modifikimit të dosjeve falas. Kjo i gëzoi të gjithë, por gjëja më e rëndësishme është se përdoruesit që paguan për këtë shërbim mund të rimbursohen. Nëse ju ishit pjesë e këtyre personave mund të rimbursoheni gjithashtu!

“Në qoftë se ju jeni një abonent në Office 365 Home, ju do të vazhdoni të keni të drejtë të përdorni cilësitë me pagesë të aplikacioneve të paketës Office si Word, Excel dhe PowerPoint”- deklaroi Microsoft. Kompania shpjegon “Në mënyrë që të çlironi të gjitha cilësitë e paketës Office në pajisjet iPad dhe iPhone, ju mund të instaloni të gjitha aplikacionet e Office në kompjuterin tuaj PC ose Mac. Më pas ju mund që të shpërndani ato në memorien One Drive 1TB, e cila më pas mund të hapet në pajisjet tuaja. Ajo që ju duhet të bëni është që të kryeni telefonata në Skype dhe të harxhoni 60 minuta me kompani celulare të ndryshme anembanë botës. Pas kësaj ju mund të merrni versionin më të fundit të Office falas.

Në qoftë se ju bletë një abonim për Office 365 nga Microsoft ose nga ndonjë shitës tjetër përveç Apple ju mund të veproni kështu: Mund të anuloni abonimin në Office 365 dhe të merrni mbrapsht paratë që u përkasin ditëve të mbetura deri në anulimin e abonimit tuaj. Ju do të përfitoni nga rimbursimet nëse plotësoni këto kushte: Keni blerë një abonim në Office 365 Home ose Office 365 Personal në ose pas datës 27 mars të vitit 2014 dhe e keni aktivizuar para datës 6 nëntor 2014. Ajo që duhet të dini mbi këto rimbursime është: Do të duhet 6 deri në 8 javë derisa të merrni paratë tuaj. Në qoftë se ju keni shumë abonime në paktën Office 365, ju do të merrni rimbursimet në të njëjtën kohë. Juve gjithashtu mund t’ju kërkohet edhe dokument identifikimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>