Ja se si

Ja si të shihni dhe të fshini historikun e kërkimeve tuaja në Facebook

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Ja si të shihni dhe të fshini historikun e kërkimeve tuaja në Facebook

19h0xesgtaztvjpgSa herë që kërkoni për diçka në Facebook, termat e kërkimit ruhen në protokollin e aktiviteteve (Activity Log). Më poshtë do të tregojmë se si t’i shihni dhe t’i fshini këto terma.

Protokolli i aktiviteteve mund të shihet vetëm prej jush, por në qoftë se për ndonjë arsye dëshironi të fshini kërkimet tuaja të mëparshme ose thjesht t’ju hidhni një sy (për të gjetur diçka që e keni harruar), proçedura është shumë e thjeshtë.

Tek profili juaj, në krah të emrit mund të klikoni butonin “Activity Log”. Në faqen që do të hapet mund të klikoni butonin “More” që ndodhet në anën e majtë dhe më pas përzgjidhni opsionin “Search”.

Klikoni mbi të për të parë historikun e kërkimeve tuaja në Facebook. Në rast se dëshironi t’a fshini këtë historik atëherë mund të klikoni në pjesën e sipërme djathtas butonin “Clear Searches”. Nuk është zbuluar ende një opsion që do mund të çaktivizonte regjistrimin e këtij historiku, por gjithsesi është e rëndësishme që termat e kërkimit janë të dukshme vetëm për përdoruesin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>