Ja se si

Ja si të shihni videot në YouTube pa ndërprerje

Sep 6 2013
0 Shpërndarje
Ja si të shihni videot në YouTube pa ndërprerje

youtubeDikur ishte më e lehtë të shihje një video pa ndërprerje në YouTube pasi ajo shkarkohej e plotë në memorien afatshkurtër të kompjuterit.

Kjo ishte shumë e dobishme për përdoruesit pasi edhe në ato raste kur interneti ishte i ngadaltë mund t’a ndaloje videon një moment dhe prisje derisa të shkarkohej, gjë që tregohej tek niveli i mbushjes të shiritit “buffer”. Kur shiriti mbushej plotësisht atëherë ishte e mundur që të shihje videon pa ndërprerje.

Fatkeqësisht për përdoruesit ky opsion nuk funksionon më për shkak të përdorimit të një protokolli të ri nga YouTube të quajtur DASH që lejon vetëm shkarkimin e pjesëve të vogla të videos dhe jo shkarkimin e plotë të saj.

Në mungesë të internetit të shpejtë nuk është më e mundur që përdoruesit të shohin një video pa ndërprerje.

Falë ekzistencës së një funksionaliteti shtesë të quajtur YouTube Center i cili mund të instalohet në shfletues të ndryshëm është e mundur që të çaktivizohet protokolli DASH duke mundësuar kështu shkarkimin e plotë të videove në buffer.

Ky funksionalitet është më i lehtë që të instalohet në Mozilla megjithatë funksionon edhe për shfletuesit e tjerë. (PCWorld Albanian)

youtube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>