Lajmet

Ja si të shkarkoni foto në Facebook vetëm me një klikim

Jun 17 2013
0 Shpërndarje
Ja si të shkarkoni foto në Facebook vetëm me një klikim

Fotot përbëjnë elementin kryesor në mediat sociale dhe nga eksperienca e të gjithëve mund të themi se shpesh herë na duhet që të shkarkojmë ose të ruajmë foto të caktuara.

Mënyra rutinë, por njëkohësisht edhe e gjatë e ndjekur nga përdoruesit konsiston në disa hapa si: klikimi mbi imazh me të djathtën, përzgjedhja e opsionit Save Image dhe në fund klikimi i butonit Save.

Në qoftë se mendoni se kjo metodë kërkon kohë, sidomos në rastet kur dëshironi të shkarkoni një sasi të madhe fotosh atëherë ndoshta do të ishte mirë të instalonit funksionalitetin shtesë për Chrome të quajtur “Photo downloaded for Facebook”, i cili zgjidh këtë problem dhe lejon përdoruesit të shkarkojnë fotot në Facebook vetëm me një klikim.

Pasi të keni instaluar Photo downloaded for Facebook në shfletuesin tuaj Chrome do të vini re se për çdo foto në Facebook do të shfaqet një buton download.

Mjafton të klikoni vetëm njëherë atë buton dhe fotoja do të shkarkohet menjëherë në kompjuter pa qenë nevoja për klikime të tjera shtesë. Këtë funksionalitet mund ta shkarkoni këtu. (PCWorld Albanian)

facebook]

Lajmet e fundit>