Lajmet

Ja si të shkarkoni shpejt dhe thjesht videot në YouTube

May 1 2014
0 Shpërndarje
Ja si të shkarkoni shpejt dhe thjesht videot në YouTube

youtubeYouTube është një shërbim shumë i dobishëm që ka thjeshtuar jetën e shumë njerëzve. Ky shërbim përveçse ka argëtuar përdoruesit, ka ndihmuar disa prej tyre të fillojnë karrierën madje nëpërmjet tij është bërë e mundur që të zbulohen talente.

Sigurisht, ka plot përdorues që dëshirojnë të ruajnë video të ndryshme në kompjuterin e tyre në mënyrë që të kenë mundësi t’i shohin ato edhe offline.

Aktualisht ekzistojnë shumë aplikacione dhe shërbime pa pagesë që mundësojnë shkarkimin e videove në YouTube pa vështirësi. Një prej këtyre shërbimeve është edhe SaveFrom.net http://en.savefrom.net/ i cili, ashtu si e tregon edhe emri, mundëson ruajtjen e skedarëve të ndryshëm në internet.

Për të shkarkuar një video të caktuar nga YouTube mjafton të kopjoni URL-në e videos që dëshironi, vendoseni atë në fushën që ndodhet në pjesën e sipërme të faqes SaveFrom.net dhe si përfundim klikoni “Shkarko”.

SaveFrom.net mundëson njëkohësisht edhe shkarkimin e thjeshtë dhe të shpejtë të videove dhe skedarëve të faqeve të tjera si Vimeo, Facebook, SoundCloud, Twitch.tv dhe shumë të tjera.

Shërbimi në fjalë ofron gjithashtu pa pagesë edhe një shtojce http://en.savefrom.net/user.php që mund të instalohet në shfletues dhe mundëson shtimin e një butoni “Shkarko” në të gjitha faqet që suporton. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>