Lajmet

Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub”

Jun 9 2013
0 Shpërndarje
Ja si të shkarkoni titrat e filmave duke përdorur “vlsub”

VLCFillimisht është e nevojshme që përdoruesit të kenë në kompjuterët e tyre të instaluar programin VLC. Për t’a shkarkuar atë mjafton të drejtoheni në faqen videolan.org dhe ndiqni të gjitha instruksionet e nevojshme.

Pse pikërisht VLC? Sepse është një prej programeve më të cilësore për paraqitjen e videove dhe këngëve pasi përshtat automatikisht efektet audio dhe video si dhe funksionon edhe në rastet kur videoja nuk është e plotë.

Shkarkoni VLSub

VLSub është një funksionalitet që kërkon titrat dhe i shkarkon ato nga opensubtitles.org duke përdorur dokumentin hash identifikues të videos që dëshironi të shihni ose duke vendosur thjesht titullin. Në këtë mënyrë nuk është e nevojshme që përdoruesi të kërkojë titrat pasi kjo gjë kryhet nga VLSub.

Instaloni VLSub

Në fillim ekstraktoni materialet nga dokumenti i zipuar dhe më pas kopjoni skedarin vlsub.lua tek kjo direktori C:/Program Files/VideoLAN/VLC/lua/extensions/.

Shkarkoni titrat

vlc1

Kur jeni duke parë një video në VLC shkoni tek View > VLSub dhe tek dritarja që do të hapet filloni të kërkoni për titrat që dëshironi. Më pas klikoni Download Selection dhe gjithçka është gati. (PCWorld Albanian)

 VLC2

Lajmet e fundit>