Ja si të shkëmbeni skedarë midis Android dhe Windows pa përdorimin e kabllit USB

May 11 2013
0 Shpërndarje
Ja si të shkëmbeni skedarë midis Android dhe Windows pa përdorimin e kabllit USB

skedri andoidDeri tani e vetmja mënyrë e njohur dhe e përdorur për shkëmbimin e skedarëve midis një pajisjeje Android dhe një Windows ishte përdorimi i një kablli me kokë USB-je.

Fatmirësisht kohët e fundit janë zhvilluar edhe disa opsione wireless të cilat kanë lehtësuar këtë proces. Një prej tyre është edhe ES File Explorer, një menaxher skedarësh shumë cilësor për sistemin Android.

Për të realizuar shkëmbimin e dokumentave midis një pajisjeje Android dhe një kompjuteri me sistem Windows duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Fillimisht krijoni në kompjuterin tuaj një “shared folder”, dokument publik i aksesueshëm nga pajisjet e jashtme. Në këtë shembull të thjeshtë do e quajmë “Android PC”.

2. Më pas kaloni tek pajisja juaj ku dispononi ES File Explorer, të cilin do e hapni dhe do klikoni tek ikona në formë globi që ndodhet në pjesën e sipërme dhe aty do të përzgjidhni rrjetin ku do navigoni Network > LAN.

skedri android 1

3. Në pjesën fundore të menusë përzgjidhni “Search” që të aktivizoni kontrollin për rrjetet e disponueshme. Pasi kërkimi të ketë përfunduar me sukses do të shfaqet një listë me pajisjet e lidhura në rrjet dhe në të me siguri do të ndodhet edhe kompjuteri juaj së bashku me adresën e vet IP.

skedri android 2

4. Klikoni tek ikona e kompjuterit tuaj dhe më pas vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin përkatës.

skedri android 3

5. Pas realizimit të lidhjes me sukses do të shfaqet skedari publik që keni krijuar në kompjuter dhe nëpërmjet tij mund të filloni të shkëmbeni sa të doni dokumente midis dy pajisjeve duke përdorur ES File Explorer.

skedri android 4

ES File Explorer nuk është e vetmja mënyrë për shkëmbimin e dokumenteve pa kabëll USB, megjithatë është shumë e njohur aktualisht dhe do të ishte mirë që ta dispononit në pajisjen tuaj Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>