Lajmet

Ja si të siguroni dizajnin e iOS 7 në pajisjet tuaja Android

Jun 19 2013
0 Shpërndarje
Ja si të siguroni dizajnin e iOS 7 në pajisjet tuaja Android

Në qoftë se keni ndjekur vazhdimisht lajmet rreth të rejave më të fundit të teknologjisë atëherë me siguri jeni në dijeni të çdo detaji të zbuluar rreth sistemit iOS 7.

Sigurisht një prej ndryshimeve më të dukshme të këtij sistemi përbën ridizajnimi i tij, kryesisht i ikonave.

Gjatë analizave të ndryshme është marrë më tepër parasysh sistemi Windows Phone dhe duket sikur Android është lënë disi mënjanë. Megjithatë në rast se jeni përdorues dhe fans i sistemit Android, por njëkohësisht ju duket interesant dizajni i ri i sistemit iOS 7 ka një zgjidhje të ndërmjetme… Ju mund të vazhdoni të përdorni pajisjen tuaj Android, por mund të instaloni menunë e aplikacioneve të dizajnuar sipas iOS 7.

Për të realizuar këtë do të duhet të instaloni fillimisht Nova Launcher nga Google Play Store. Ky dizajn i ekranit funksionon për pajisjet me sistem Android 4.0 dhe versionet e tjera pas tij.

Sigurisht instalimi i këtij modeli dizajni nuk do të ofrojë një eksperiencë të plotë të sistemit Apple pasi bëhet fjalë thjesht për ndryshimin e dizajnit të menusë kryesore. E gjithë kjo nuk është bërë për të kopjuar sistemin iOS 7, por më tepër për të treguar aftësitë e sistemit të hapur Android.

Për më tepër informacion mund të shihni videon e mëposhtme udhëzuese. (PCWorld Albanian)

Android IOS7

Lajmet e fundit>