Analiza

Ja vlerësimet e IDC-së për numrin dhe shpërndarjen e tregut të tabletëve gjatë 2013-s

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Ja vlerësimet e IDC-së për numrin dhe shpërndarjen e tregut të tabletëve gjatë 2013-s

android-dude2-Teksa po i afrohemi fundit të vitit 2013, analistët po publikojnë të dhënat për vitin që po lemë pas.

Tabletët, edhe njëherë, kanë qenë një prej pajisjeve më të shitura të vitit dhe IDC vlerëson se industria do të ketë dërguar për shitje 221.3 milionë njësi deri në fund të vitit 2013. Kjo shifër shënon një rritje prej 53.5% nga viti i kaluar.

Vlerësimet e IDC-së rendisin të parin Android-in me rreth 61% të tregut, dhe më pas iOS-in me 35% si dhe Windows-in me 3.4%. Firma analitike parashikon se këto dërgesa për shitje do të rriten sërish në vitin 2014 (në 270 milionë njësi), ndërsa norma e rritjes do të ulet me 22.2% nga viti në vit.

Kjo për arsyen se sot po gjejnë një vend të madh smartfonët me ekrane të mëdha, të cilat po reduktojnë tejmase kërkesën për smartfonë me ekrane të vogla ose të zakonshme në disa rajone të botës. Një arsye tjetër është edhe ngopja e tregut.

Nëse do të bënim një parashikim afatmesëm për një periudhë kohore 5 vjeçare, ku sigurisht ekziston një normë më e lartë gabimi dhe pasigurie, IDC vlerëson se dërgesat për shitje do të arrijnë maksimumin në vitin 2017 me 386 milionë njësi.

tablets-520x320Përsa i përket Microsoft-it dhe Windows-it të tij në tabletë, IDC parashikon se nuk do të ketë ndonjë lëvizje të madhe edhe gjatë periudhës së festave të fundvitit, edhe pse kompania po lufton fort së bashku me bashkëpunëtorët për të rritur prezencën në treg.

Ajo që është interesante në këtë aspekt është se Microsoft-i pritet që të ketë një performancë më të mirë në terma afatgjata. IDC parashikon se tabletët me Windows do të zenë 10% të tregut në vitin 2017. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>