Ja se si

Ja se si punon Google Translate

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
Ja se si punon Google Translate

Përderisa dikush mund të ketë përshtypjen se Google ka një dhomë të mbushur me xhuxhë të cilët njohin gjuhët e botës dhe punojnë për këtë kompani, në fakt të gjitha përkthimet vijnë nga kompjuterët. Këta kompjuterë përdorin një proces të quajtur “makinë përkthyese statistikore” – që është një mënyrë interesante për të kuptuar sesi kompjuterët krijojnë përkthime të bazuara në mostra të gjetura në sasi të mëdha të tekstit.

Por nëse themi se ju dëshironi t’i mësoni dikujt një gjuhë të re, ju së pari filloni duke i mësuar atij fjalët e fjalorit dhe rregullat gramatike që shpjegojnë sesi të konstruktohen fjali. Një kompjuter mund të mësojë gjuhë të huaj në të njëjtën mënyrë – duke iu referuar fjalorit dhe një bashkësie të veglave.

Por gjuhët janë të komplikuara, siç thonë edhe të gjithë ata që mësojnë gjuhë të reja, e sidomos të huajt që mësojnë gjuhën shqipe, thonë se gjuha jonë është një gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar, megjithatë mund të ketë përjashtime në pothuajse secilin rregull. Kur tentoni t’i bashkoni këto përjashtime në një program kompjuterik, kualiteti i përkthimit fillon të thyhet. E në këtë rast mund të vërehet dallimi i Google Translate prej të tjerëve, ku kjo e fundit në përkthim ka një qasje tjetër.

Në vend se të tentojë të mësojë kompjuterët tanë të gjitha rregullat e një gjuhe, Google Translate i lejon që kompjuterët të zbulojnë rregullat vetvetiu. Këtë e bënë duke analizuar miliona e miliona dokumente që veçse janë përkthye nga përkthyes njerëz.

Këto tekste të përkthyera burojnë nga libra, organizata si Kombet e Bashkuara dhe ueb faqe nga anembanë bota. Kompjuterët tanë skanojnë këto tekste duke kërkuar për mostra të theksuara statistikore.

Në momentin që një kompjuter gjen një mostër, ai mund ta përdorë atë mostër për të përkthyer tekste të ngjashme në të ardhmen. Kur përsëritni këtë proces miliarda herë ju do të përfundoni me miliarda mostra dhe një program kompjuterik shumë të mençur.

Megjithatë për disa gjuhë ka më pak dokumente të përkthyera dhe se si rrjedhojë kualiteti i përkthimit mund të dallojë prej gjuhe në gjuhë. Dihet se përkthimet nuk janë gjithmonë të përkryera, por duke ofruar vazhdimisht tekste të reja të përkthyera ju mund të kontribuoni që kompjuterët e Google të bëhen më të mençur dhe të përkthejnë më mirë.

Lajmet e fundit>