Ja se si

20 lojëra pa pagesë për kompjuterin tuaj

Dec 25 2010
0 Shpërndarje
20 lojëra pa pagesë për kompjuterin tuaj

Për të filluar argëtimin ju së pari duhet të instaloni softuerin Steam të Valve dhe të krijoni një llogari (duke supozuar se veçse nuk keni një). Më pas vetëm ju mbetet t’i shkarkoni këto lojëra të shkëlqyera pa asnjë lloj pagese. Në listë kemi përfshirë edhe lojëra pa pagesë që nuk kanë nevojë për Steam.

Alien Swarm

A i keni tre shokë me të cilët jeni gati të ndiqni krijesa të çuditshme të galaktikës? Atëherë Alien Swarm është loja e duhur për ju, duke ju ofruar 8 karaktere unike dhe shumë lloje të ndryshme të armëve për të gjetur (dhe përdorur), kështu që ju nuk do ta keni asnjë problem të depërtoni me zjarr përmes armiqve.

G

Shkarkoni Alien Swarm

America’s Army 3

Për aksion FPS, shikoni Amercia’s Army 3. Ju do të përjetoni përvoja të ngjashme me ushtrinë e SHBA-së si asnjëherë më parë, dhe kjo ndoshta është edhe arsyeja pse loja ka këtë emër. Bashkohuni me miq për të përfunduar misione, dhe hapni shumë arritje në Steam gjatë procesit.

a

Shkarkoni America’s Army 3

Peggle Extreme

Nëse jeni adhurues e lojërave të zakonshme, Peggle do të jetë atraksion për ju. Është një lojë sfiduese që ju sjell para një arene ku shpërtheni dhe hidhni në ajër balona, si dhe fitoni pikë. Pjesa Extreme ka të bëjë me atë se ky version është i përpunuar me zërim dhe art nga titujt e fuqishëm të Steam si Half Life 2 dhe Team Fortres 2.

Shkarko Peggle Extreme

Trakmania Nations FOrever

Adhurues të garave, kjo është për ju. Trackmania ju mundëson të drejtoni makinën tuaj në maksimum në 60 shtigje unike, dhe madje ju mund të dizajnoni edhe vet ndonjë shteg dhe të bëni gara në to. A dëshironi konkurrencë? Atëherë lidhuni online dhe garoni me të tjerë anembanë botës, që shfrytëzojnë serverët e Trackmania.

n

Shkarko Trakmania Nations FOrever

Lista me lojërat që nuk kanë nevojë për Steam


Microsoft Tinker

Fillimisht ishte paraqitur vetëm për pronarët e Vista Ultimate, por tani është pa pagesë për të gjithë të interesuarit. Është lojë e shkëlqyer me gjëegjëza e përpunuar me dizajn klasik që ju mban të lidhur me orë të tëra para kompjuterit (natyrisht nëse jeni person që pëlqeni kësi lloj lojërash).

Shkarko Microsoft Tinker

Grand Theft Auto 2

GTA 2 është një lojë klasike nga Rockstar Games, e cila qysh kaherë po e ofron këtë lojë pa pagesë për të gjithë entuziastët e lojërave klasike. Nuk është komplekse sikurse titujt e ri GTA, por pavarësisht kësaj është një lojë që meriton të jetë në kompjuterin tuaj.

eg

Shkarko Grand Theft Auto 2

Frets on Fire

Ngjituni për tastiere dhe bëni muzikë rok! Frets on Fire është një lojë pa pagesë me kod të hapur që luhet sikurse Guitar Hero dhe është gjithashtu po aq argëtuese. Përdorni një editor të integruar të këngëve për të shtuar këngët tuaja apo shkarkoni me mijëra tjera të krijuara nga lojtarë tjerë.

Shkarkoni Frets on Fire

Secret Maryo Chronicles

A keni qejf aksion 2D? Atëherë jeni tip që pëlqeni tituj klasik si Super Mario, dhe  Secret Maryo Chronicles është titulli që ju shkon juve për shtati. Me grafika të bukura dhe nivele të ndryshme, është lojë që duhet provuar në kompjuterin tuaj.

Shkarkoni  Secret Maryo Chronicles

Wormux (tani WarMUX)

Kujt nuk i pëlqen lufta e ngjashme me Worms? Kapni armët tuaja më të pëlqyera dhe luftoni për tu argëtuar, qeshur dhe fituar. Luani kundrejt  një miku apo sfidoni kompjuterin, dhe shpalosni kënaqësinë brenda vetës.

Shkarkoni Wormux

M.A.R.S

Kjo lojë e quan veten si “shoter” qesharak dhe është një mënyrë mjaft e mirë për ta përshkruar. Nëse pëlqeni tituj të shpejtë me shumë  argëtim dhe shpërthime, atëherë ky titull me shpërthime në gjithësi ju përket juve.

j

Shkarkoni M.A.R.S

0 A.D.

Titujt si Civilization, Colonization dhe Settlers kanë shumë lojtarë, por edhe 0 A.D, mund të jetë ngjashëm titull argëtues. Është ende në zhvillim e sipër, por mund të luhet qysh tani në alfa versionin e parë. Grafika është mjaft e mirë, duke pasur parasysh se është lojë pa pagesë, kështu që provoni ta zgjeroni mbretërinë tuaj.

Shkarkoni 0 A.D.

Zero-K

“Më pëlqen të shpërthej gjëra, por dua që ushtarët e mi ta bëjnë këtë” thonë disa. E atëherë shkarkoni këtë lojë, krijoni robotët tuaj dhe hidhni ata në front për të sfiduar armiqt tuaj. Transformoni ambientin rrethues për t’iu përshtatur nevojave tuaja dhe merrni  kontroll në FPS për të qenë ballë për ballë në aksionin e betejës.

Shkarkoni Zero-K.

Lajmet e fundit>