Ja se si

Ja se si të menaxhoni dhe automatizoni shkarkimet tuaja nga interneti

Aug 7 2010
0 Shpërndarje
Ja se si të menaxhoni dhe automatizoni shkarkimet tuaja nga interneti

DownThemAll për shkarkuar çdo gjë nga uebi dhe Automatic Save Folder për të organizuar atë që shkarkoni me lehtësi

Nganjëherë, gjërat që ju dëshironi t’i shkarkoni ofrohen para syve në uebin e hapur, por nuk janë gjithnjë të lehta për tu kapur. Ky është momenti kur hyn në punë shtojca për Firefox, DownThemAll dhe Automatic Save Folder.

DownThemAll mund të kap çdo gjë apo diçka shumë specifike, nga cilado faqe e uebit. Automatic Save Folder në anën tjetër, e di se ju dëshironi të ruani skedarët MP3 në follderin e Muzikës, AVI-të në follderin e Videove dhe çdo gjë tjetër në çdo vend që keni specifikuar ju. Përdoruesit e krom kanë diçka të ngjashme me këto aplikacione që quhet, Download All.

Mos prisni në Rapidshare e faqe tjera për shkëmbim të skedarëve, JDownloader është zgjidhja

Skedarët e vendosur në shërbime për shkëmbime nuk janë të lehtë për tu kapur, së paku jo në mënyrën që dëshironi ju. E kemi fjalën për klikimet e shumta dhe për periudhat e pritjes. Platforma pa pagesë që ofrohet për të gjitha platformat, JDownloader e bënë shkarkimin e skedarëve nga Rapdishare, MegaUpload, MediaFire dhe shumicën e ueb faqeve tjera për shkëmbim të skedarëve, aq të lehtë dhe në mënyrë të organizuar dhe sistematike, sikurse të ishte një klient për Torrenta, si BitTorrent.

Pastroni muzikën e shkarkuar me TuneUp

Gjetja e muzikës në internet duket një gjë relativisht e lehtë, në krahasim me atë që ka të bëjë me plotësimin e fushave për artistin, albumin, zhanrin dhe të dhënat tjera. Nëse iTunes ose Windows Media Player është vendi ku dëgjoni muzikën tuaj nga burime të ndryshme, atëherë juve ju duhet TuneUp.

Ky është një prej atyre aplikacioneve që ju e klikoni dhe e lejoni ta bëjë punën e vet, dhe kur ktheheni ju prapë tek muzika juaj, çdo gjë do të jetë e organizuar, e renditur me alfabet, e lidhur me artin e duhur të albumit dhe në përgjithësi çdo gjë do të duket si një “librari” e vërtetë. TuneUp është pa pagesë për 100 pastrimet e para të titujve dhe për 50 arnime të artit të ballinës së albumit, më pas 29.95 dollarë u kërkohen për ta blerë versionin e plotë.

Pastroni shkarkimet tuaja të vjetra me Belvedere

Skedarët e shkarkuar ka raste të futen në koleksionet tuaja të muzikës dhe videos, por ato gjithashtu mund të mbesin në follderin e shkarkimeve, në dekstopin tuaj dhe nganjëherë në follder tjerë individual. Për t’i përcjellë këto shkarkime në mënyrën më të mirë ju sugjerojmë të përdorni Belvedere, një organizues i automatizuar për skedarë që është krijuar nga Adam Pash prej LifeHacker.

Riorganizoni dhe organizoni filmat me Ember Media Manager

Pse të lodheni në identifikimin e vitit, regjisorit, zhanrit dhe emrit të duhur për koleksionin tuaj të filmave, kur këto gjëra veçse janë në ueb. Ember Media Manager (EMM) punon përmes skedarëve, dhe merr informatat që arrin të nxjerrë prej tyre dhe më pas i përshtat ato me supozimet më të mira në ueb. Në varësi të karakteristikave tuaja, EMM i vendos skedarët në follder të emëruar si duhet.

Riemëroni skedarët tuaj në mënyrë manuale me TVRename dhe The Renamer

Aplikacionet Media Center ju mundësojnë të identifikoni skedarët tuaj, por nëse jeni tip që nuk jeni të kënaqur gjersa çdo gjë është në vendin e duhur, atëherë miku juaj është TVRename dhe The Renamer. Ata jo vetëm që përshtatin skedarët tuaj në listën e tyre të medias, por gjithashtu ndryshojnë emrat në atë mënyrë që njerëzit t’i identifikojnë ato me lehtësi.

HandBrake dhe DropFolders, të dobishëm për konvertim


Kur bëhet fjalë për konvertim të videove dhe kopjim të DVD-ve, të cilat duhet shfrytëzuar në formate të përshtatshme apo pajisje të ndryshme, HandBrake është mbret. A keni dëshirë që HandBrake të përcjellë në mënyrë automatike follderët tuaj për skedarë të caktuar dhe më pas t’i bëjë gati ata për iPod Touch, Android apo pajisje tjetër? Atëherë shfrytëzoni linjën e tij komanduese ose DropFolders, një aplikacion për platformën AIR të Adobe që punon në Windows, Mac dhe Linux. DropFolders në heshtje përcjellë follderët specifik në prapavijë për të mira të reja. Kur gjen diçka, ai në mënyrë automatike kryen detyrën e tij dhe vendos skedarët aty ku keni dëshirë ju.

Shkarkoni në mënyrë automatike emisionet tuaja të preferuara me Ted


Nëse nuk keni arritur të përcillni një spektakël TV-je me kohë dhe ai nuk është në ueb faqen zyrtare, atëherë Ted është zgjidhja e duhur për ju. Ky aplikacion që punon në Windows dhe Mac renditë dhe shkarkon në mënyrë automatike spektaklet që zgjidhni ju nga burimi juaj për Torrent.

Lajmet e fundit>