Softuer

Jagex lanson një lojë të re argëtuese për fëmijë

May 25 2011
0 Shpërndarje
Jagex lanson një lojë të re argëtuese për fëmijë

Herotopia është një lojë argëtuese, që sjellë kreativitet dhe një ambient të bukur, ku fëmijët do të kënaqen pa masë. Loja është e përshtatshme për të gjithë fëmijët dhe nga ajo që shihet PCWorld Albanian u rekomandon atyre lexuesve që kanë fëmijë, ta provojnë bashkërisht me ta këtë lojë në mënyrë që të praktikojnë të qenit hero në nivel global, pastaj për të mësuar  sesi të luftohen keqbërësit dhe si të bëhet bashkërisht bota një vend më i mirë. 

Lojtarët kanë mundësi që të vizitojnë mbi 19 qytete të ndryshme të botës dhe të zbulojnë informacione kulturore, historike dhe gjeografike mbi këto vende në të cilat udhëtojnë. Herotopia sjellë më shumë se 75 sfida dhe pesë mini-lojëra të reja, duke përfshirë edhe Power Puzzles për të testuar kreativitetin, shkathtësitë dhe njohuritë e botës përreth fëmijëve që luajnë lojën.

Mark Gerhard, CEO pranë Jagex, komentoi duke thënë se “Herotopia ofron një eksperiencë fantastike të pasur dhe argëtuese, për të cilën e dimë se do të tërheq heroin brenda secilit. Herotopia është titulli i parë për ata nën 12 vjeç, dhe me ndryshimet e fundit Herotopia do të jetë një lojë edhe më  e shkëlqyer për të gjithë fëmijët e botës”. 

Herotopia mund të luhet pa pagesë në secilin kompjuter që ka lidhje në internet. Nëse dëshironi të paguani një shumë të vogël parash ju mund të fitoni oferta speciale dhe privilegje shtesë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>