Lajmet

Jailbreak për iOS 5.1.1 i gatshëm për shkarkim

May 26 2012
0 Shpërndarje
Jailbreak për iOS 5.1.1 i gatshëm për shkarkim

Në një konferencë të mbajtur sot në Amsterdam, Jailbreak Dream Team njoftoi se Absinthe 2.0 jailbreak për iOS 5.1.1, tani është i gatshëm për shkarkim.

Absinthe 2.0 mund të përdoret për t’i zhbllokuar pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS 5.1.1, që njëkohësisht u ofron shfrytëzuesve qasje në sistemin operativ si dhe shkarkimin e aplikacioneve të paautorizuara nga Apple.

Abisnthe 2.0 është njëri prej “jailbreak” më të kërkuar për shkak se u mundëson shfrytëzuesve të startojnë pajisjet e tyre pa pasur nevojë që t’i lidhin ato më kompjuterë.

“Ne arritëm të kryejmë jailbreakun e lirë për versionin e iOS 5.1.1,” tha Nikias Bassen, pjesëtar i grupit Jailbreak Dream Team, i njohur ndryshe edhe si @pimskeks.

Gjatë njoftimit për lansimin e jailbreak të ri, pjesëtarët e skuadrës përmendën thënien e zakonshme “edhe diçka” të ish shefit ekzekutiv të Apple, Steve Jobs kur lansonte pajisjet e reja të ndërrmarrjes Apple. (PC World Albanian)

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>