Lajmet

Jan Koum: Whatsapp ka më shumë përdorues se Twitter

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Jan Koum: Whatsapp ka më shumë përdorues se Twitter

whatsAppWhatsapp, aplikacioni që doli në vitin 2009, tani ndodhet në duart e miliona përdoruesve në të gjithë botën.

Shefi ekzekutiv Jan Koum thotë se aplikacioni i tij tani ka më shumë përdorues se rrjeti social Twitter, i cili ka 200 milionë përdorues muaj për muaj.

Kompania thotë se kohët e fundit ka marrë dhe oferta nga Google, gjithsesi bashkëbisedime midis dy kompanive nuk kanë ndodhur akoma.

Koum tha se ditë për ditë procesohen 12 miliardë mesazhe outbound si dhe 8 miliardë inbound.

Gjithsesi duhet shtuar se krahasimi i dy shërbimeve nuk është shumë i barabartë, pasi Whatsapp është shërbim sms celularësh, ndërsa Twitter është një rrjet social, me pak ngjashmëri. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>