Biznes

Janë shitur 8.6 milion telefonë Lumia në tre mujorin e fundit

Apr 24 2015
0 Shpërndarje
Janë shitur 8.6 milion telefonë Lumia në tre mujorin e fundit

Lumia_630_bench_lede2Microsoft njoftoi se gjatë tre mujorit të fundit që ka përfunduar më 31 Mars, janë shitur 8.6 milion smartfonë Lumia. Kjo është një rritje me 18 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

q315-phones_0Të ardhurat nga telefonët arritën në 1.4 miliard dollar këtë tre mujor ose e thënë ndryshe një rënie me 16 % krahasuar me një vit më parë. Microsoft gjithashtu shiti 24.7 milion telefonët të tjerë që nuk i përkasin linjës Lumia. Sipas kompanisë, telefonët e thjeshtë vazhdojnë akoma të jenë tërheqës për disa tregje.

Edhe pse kompania shiti 8.6 milion Lumia, realisht kemi të bëjmë me një rënie kur bëjmë krahasimin e me tre mujorin paraardhës ku janë shitur 10.5 milion. Asnjë lajm të mirë nga platforma Windows Phone ku të ardhurat ranë me 16 %. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>