Blog

Janë shitur 9.1 miliardë dollarë monedha kriptografike që nga fillimi i 2018-ës

Jun 5 2018
0 Shpërndarje
Nëse shitjet e Telegram dhe EOS përjashtohen, shitjet do të ishin shumë më pak sesa mendojmë. Janë shitur 9.1 miliardë dollarë monedha kriptografike që nga fillimi i 2018-ës

Shitjet e monedhave kriptografike arritën në 9.1 miliardë dollarë këtë vit duke tejkaluar mbarë 2017-ën me 6.6 miliardë dollarë.

Startupet e teknologjisë dixhitale në mbarë botën kanë ngritur financime duke shitur monedha kriptografike.

Pjesë e shifrës prej 9.1 miliardë dollarësh është edhe ICO-ja e Telegram. Këtë vit kompania e cila ka zhvilluar aplikacionin shumë popullor ngriti 1.8 miliardë dollarë ndërsa EOS 4 miliardë dollarë përgjatë një viti.

Nëse shitjet e Telegram dhe EOS përjashtohen, shitjet do të ishin shumë më pak sesa mendojmë.

Rregullatorët në mbarë botën kanë implementuar rregullore dhe udhëzime për investitorët dhe shtyrë lançimin e ICO-ve të reja.

Ende, Autonomous NEXT, kompania e cila ka arritur në këtë përfundim, beson se paqartësia rregullatore do të gjejë rrugëzgjidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>