Harduer

Japan Display zhvillon ekranin LCD në formë letre i cili shfaq video

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Japan Display zhvillon ekranin LCD në formë letre i cili shfaq video

E-lexues me ekran që ka mundësinë e shfaqjes së videos, vështirë që keni parë, por Japan Display me teknologjinë e vet të re dëshiron ta ndryshojë këtë gjë.

Kompania e cila ka bashkuar forcat me Sony, Hitachi dhe Toshiba ka prezantuar prototipin e ekranit të vet LCD me ngjyra i cili për dallim nga ekranet e thjeshtë LCD, nuk ka ndriçim në prapavijë, por reflekton dritën e cila bie nga lart.

Pas kësaj përmes “shkaktarit” të kristalit të lëngët së pari formohet imazhi njëngjyrësh, pastaj me filtra me ngjyra, del fotografia me ngjyra. Ky ekran ka shtresën për “kontrollimin e dritës”, i cili në njëfarë mase mbledh dritën e cila bie nga drejtimi i syrit të përdoruesit, dhe në mënyrë shumë efektive e kthen mbrapa te përdoruesi, duke krijuar përshtypjen se po shikon në letër.

Me zhvillimin e kësaj shtrese është arritur të fitohet ngjyra, gjë që nuk ishte e mundur me “letrën dixhitale” standarde. Përveç kësaj ky ekran mundëson edhe shfaqjen e videos.

Japan Display ka zhvilluar dy versione të kësaj teknologjie

Kompani ka zhvilluar dy versione. Versioni i parë ka shkallë shumë të lartë të reflektimit deri 40% me 5% të mbulimit të shkallës NTSC të ngjyrave dhe versionin e dytë me shkallë më të mirë të ngjyrës (36% shkalla NTSC), por me reflektim më të dobët dhe për këtë arsye fotografia del më e errët.

Të dy versionet kanë raport kontrasti prej 30:1 dhe kur fotografia statike shfaqet shumë pak harxhohet energji, vetëm 3 mW.

Versioni i parë tashmë është provuar dhe mund të shkojë në prodhim masiv, kurse versioni me shkallë më të mirë të ngjyrave ka ende disa gjëra që duhen të finalizohen. (PCWorld Albanian)

Tags >

ekran
Lajmet e fundit>