Biznes

Japin dorëheqje shefat e RIM

Jan 23 2012
0 Shpërndarje
Japin dorëheqje shefat e RIM

Mike Lazaridis dhe Jim Balsillie, janë themeluesit dhe ex-shefat e RIM, ndërsa në vend të tyre COO Thorsten Heins do të udhëheq derisa të gjendet një CEO.

Që të dy ish udhëheqësit do të jenë pranë kompanisë në forma të ndryshme, por nuk do të kenë më titujt e njëjtë. Mike Lazaridis, ish bashkë-udhëheqës dhe bashkë-CEO, është bërë zëvendës i Bordit të Drejtorëve të Komitetit të Inovacionit pranë RIM.

Si zëvendës president, ai do të punojë bashkë me z. Heins për të ofruar këshilla strategjike, për të ofruar tranzicion të lehtë dhe për të vazhduar promovimin e brendit BlackBerry anembanë botës.

Jim Balsillie mbetet anëtarë i bordit, dhe do të jetë gjithashtu edhe aksionar në kompanië, duke ofruar përkrahje maksimale drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të saj. Mike Lazaridis ka thenë se vendimi i tij për tu larguar nga pozita dhe për tu kthyer fokusimin e publikut drejt RIM është prioriteti i tij, duke sjellë produkte shembuj, brend global dhe punëtorë të talentuar. 

E a do të shkaktojë kjo ndonjë ndyrshim, mbetet të shihet edhe pse tregu veçse është i vështirë… (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>