Vëzhgim

Japonezët, me alarm për termete në iPhone

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Japonezët, me alarm për termete në iPhone

9to5Mac raporton që veçoria do të shtohet në qendrën lajmëruese të pajsijes në iOS 5, i cili pritet të dalë në shtator.

Japonia ka një sistem paralajmërues të ndërlikuar që grumbullon kapjet e më shumë se 1,000 senzorëve seizmikë.

Më shumë se 16,000 njerëz vdiqën në tërmetin dhe cunamin e marsit të këtij viti.

Paralajmërimet për tërmete vijnë nëpërmjet porosive me radio, televizion dhe me tekst nën shërbimin informativ që bën lajmërimin për fatkeqësitë natyrore në ndonjë hapësirë.

Celularët 3G janë të detyruar nga ligji japonez që të përfshijnë teknologjinë SMS-CB. Sidoqoftë, shumë telefona të huaj për momentin nuk e pëkrahin këtë.

Porosia që shoqëron veçorinë e re është: “Paralajmërimi/Alarmi i hershëm i tërmetit. Kur të rregullohet, jetëgjatësia e baterisë tuaj mund të reduktohet.”

Shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs, iu dërgoi punëtorëve japonezë një email menjëherë pas tërmetit dhe cunamit të këtij viti, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje, nëse ata ose famijlet e tyre ishin të prekur nga fatkeqësia./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>