Harduer

Japonia lançon një satelit të avancuar të GPS

Aug 20 2017
0 Shpërndarje
Hedhja në orbitë u shty me një javë pas një problemi teknik. Qeveria Japoneze planifikon të lançojë një satelit të katërt brenda fundit të vitit ku pritet edhe hyrja në funksion e sistemit në Prill të 2018-ës. Japonia lançon një satelit të avancuar të GPS

Ditën e Shtune Japonia dërgoi në orbitë raketën H-2A e cila mban një satelit të avancuar të pozicionimit gjeografik tha qeveria Japoneze.

Lançimi i statelitit të tretë të këtij lloji është pjesë e një përpjekje disa vjeçare për ndërtimin e një version të sistemit global Amerikan të pozicionimit i cili do të ofrojë informacion të vendndodhjes përdorur për autopilotim dhe qëllime sigurie.

Hedhja në orbitë u shty me një javë pas një problemi teknik. Qeveria Japoneze planifikon të lançojë një satelit të katërt brenda fundit të vitit ku pritet edhe hyrja në funksion e sistemit në Prill të 2018-ës.

Në 2023 numri i satelitëve Japonez të pozicionimit global do të shkojë në shtatë, duke e bërë sistemin e saj plotësisht të pavarur edhe sikur GPS-ja Amerikane të mos funksionojë. Satelitët janë prodhuar nga Mitsubishi Electric. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>