Vëzhgim

Japonia me një virus kundër sulmeve kibernetike

Jan 2 2012
0 Shpërndarje
Japonia me një virus kundër sulmeve kibernetike

Puna është duke u kryer si pjesë e një nisme trevjeçare që ka parë një investim të qeverisë japoneze prej 2.3 milionë dollarëve për të luftuar sulmet e bazuara në internet. Sipas medias lokale, arma është në fakt një virus që vëzhgon dhe analizon sulmet, përpara se të identifikojë burimin dhe të bëjë mbylljen e kërcënimit për të parandaluar probleme të mëtutjeshme.

Pjesa e cunguar e planit është që ligji japonez për momentin ndalon prodhimin e viruseve kompjuterik. Sidoqoftë, për shkak të qëllimit për mbrojtje të sigurisë kombëtare do të mund të pritej ndonjë marrëveshje.

Japonia ka qenë një viktimë e dukshme e hakimit gjatë vitit 2011, që tregoi të jetë një vit në të cilin krimet dhe kërcënimet kibernetike u ngritën në kulm. Parlamenti i Japonisë kishte sistemin e vet kompjuterik të hakuar, derisa një numër i fushatave të spiunimit kishin ndodhur në qeveritë dhe ndërmarrjet përgjatë mbarë botës.

Prodhimi i Fujitsu pritet të mbarojë dhe virusi për momentin është duke u testuar në një “ambient të mbyllur” ku hulumtuesit janë duke hulumtuar se si mund të zbatohet për të ndihmuar mbështetjen e sigurisë kundër kërcënimeve në internet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>