Biznes

Japonia për herë të parë pezullon licencën e një burse kriptografike

Jun 6 2018
0 Shpërndarje
Arsyeja që FSHO-së ju revokua licenca ishte mos përmbushja e kriterit “Know-your-customer” ku kompania nuk ka informacione mjaftueshëm për përdoruesit. Japonia për herë të parë pezullon licencën e një burse kriptografike

Autoriteti rregullator Japonez për herë të parë ka refuzuar licencimin e një bursa të monedhave kriptografike.

Sipas Nikkei, një platformë tregtimi quajtur FSHO, ju mohua licencimi i aktivitetit sepse nuk përmbushte kriteret ligjore dhe financiare për të operuar në tregun Japonez.

Edhe pse Agjencia e Shërbimeve Financiare Japoneze (FSA) ka aprovuar në të kaluarën operimin e disa bursave përfshirë FSHO, autoriteti në muajin Mars dhe Prill mbylli aktivitetet e disa prej tyre.

Arsyeja që FSHO-së ju revokua licenca ishte mos përmbushja e kriterit “Know-your-customer” ku kompania nuk ka informacione mjaftueshëm për përdoruesit.

Në një rast nuk kishte arritur të raportonte aktivitet të dyshimtë që mund të lidhej me pastrimin e parave.

Pezullimi i licencës së FSHO do të zgjasë vetëm dy ditë.

Kjo lëvizje shihet si shtrëngim i masave të autoriteteve Japoneze ndaj bursave kriptografike pas harkimit të 530 milion dollarëve nga Coincheck në Janar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>