Harduer

Japonia planifikon robot që lexojnë trurin

Apr 23 2010
0 Shpërndarje
Japonia planifikon robot që lexojnë trurin

Projekti do të ketë si synim zhvillimin e pajisjeve të kontrolluara nga mendimet e gjithashtu edhe zhvillimin e ndërfaqeve të përshtatshme me shfrytëzim përmes trurit.

Kjo do të thotë se ndërfaqet tru-tek-kompjuteri do të lejojnë që të ndërrohen kanalet apo të shkruhen tekstet vetëm përmes fuqisë së trurit, gjersa në anën tjetër inteligjenca artificiale do të jetë në gjendje që të kuptojë nëse jeni të uritur, e keni të ftohtë apo keni nevojë për ndihmë.

Gjigant prodhues si Toyota, Honda dhe Hitachi, janë disa prej emrave të përmendur si pjesëmarrës në këtë plan 10 vjeçar, që pritet të ketë prezantimin e parë praktik në vitin 2010.

Por ajo që mbetet të shihet është se çfarë do të ndodh nëse një roboti ultra preciz dhe pa emocione, i ofrohet fuqia për të lexuar mendjen dhe inteligjenca artificiale. A do t’ju shërbej çajin e ngrohur në kuzhinë apo do të zgjedh që të bëjë diçka më “interesante”…

Lajmet e fundit>