Lajmet

Japonia së shpejti me smartfonë për matje të rrezatimit

May 30 2012
0 Shpërndarje
Japonia së shpejti me smartfonë për matje të rrezatimit

Operatori i telefonisë mobile Softbank, ka filluar të shesë smartfonët me zbulues të rrezatimit. Siç duket, njerëzit janë aq të vetëdijesuar që rrezatimi është duke u përhapur përgjatë pjesës lindore të Japonisë pas një viti që nga krizës në Fukushima, andaj njerëzit duan që të sigurohen. 

Pjesë të verilindjes së Japonisë janë ende pak të banuara për shkak të niveleve të larta të rrezatimit, pasi fabrika nukleare në Fukushima dhe ndjenja kundërnukleare është e lartë. 

Sipas Reuters, grupet në Tokio dhe qytete të tjera janë duke thirrur për vëzhgim të rrezatimit në shkolla dhe vende të tjera publike. 

Softbank mendon që rreziku nga aksidenti nuklear është një vetëdijesim posaqërisht për ata që kanë fëmijë të vegjël. Themeluesi dhe kryetari i Softbank, Masayoshi Son, mendon që kjo nënkupton që njerëzit do ta duan një smartfon që iu tregon atyre nëse nivelet e rrezatimit janë të larta. 

Smartfoni në seritë “Pantone” do të vijë në tetë ngjyra. Në secilën do të vendosen çipe IC të prodhuara nga Sharp që bëjnë matjen e niveleve të rrezatimit tetë mikrosivertë për orë. 

Telefoni do të dalë në shitje gjatë verës dhe do të bëjë përcjelljen e çdo vendi në të cilin një përdorues teston nivelet e rrezatimit. (PC World Albanian) 

Lajmet e fundit>