Analiza

Japonia shërben si shembull në luftën ndaj varësisë së Internetit

Sep 2 2013
0 Shpërndarje
Japonia shërben si shembull në luftën ndaj varësisë së Internetit

Varësia ndaj Internetit është një fenomen i përhapur kudo në botë, por Japonia është e para që ka vendosur t’i kushtojë më tepër rëndësi dhe ka në plan marrjen e disa masave për të përmirësuar gjendjen. Shembulli i saj mund të ndiqet edhe nga shumë shtete të tjera pse jo edhe nga Shqipëria.

Sipas një studimi të fundit në Japoni është arritur në përfundimin se 518 000 studentë të moshës 12 – 18 vjet janë të varur ndaj internetit.

Duke qenë se ky është një numër i konsiderueshëm qeveria ka menduar të marrë masat në këtë drejtim.

Ministria Japoneze e Punës dhe Shëndetit do të investojë në ngritjen e kampeve ku do të mungojë Interneti. Në këto ambiente fëmijët do të kenë mundësi të qëndrojnë larg kompjuterëve, smartfonëve apo platformave të lojërave.

Kampet do të kenë në fokus aktivitetet në natyrë si dhe ato në grup për të nxitur komunikimin ballë për ballë.

Në përgjithësi studentët e identifikuar si të varur ndaj Internetit kanë shfaqur këto simptoma:

– Navigimi në Internet shndërrohet në aktivitetin më të rëndësishëm në jetën e atij personi.

– Interneti ndikon në ndryshimin e humorit të përdoruesit.

– Ndërprerja e Internetit mund të shkaktojë vuajtje emocionale ose fizike ndaj përdoruesit.

– Është e lehtë që përdoruesi të jetë viktimë e kësaj varësie përsëri. (PCWorld Albanian)

japonia

Tags >

internet
Lajmet e fundit>