Lajmet

“Java e Inovacionit” do të shërbejë si një burim informacioni me aktivitete të larmishme

May 8 2014
0 Shpërndarje
“Java e Inovacionit” do të shërbejë si një burim informacioni me aktivitete të larmishme

big_banner_fbSiç edhe ju kemi informuar nga datat 10-16 maj 2014 për herë të parë në Shqipëri do të organizohet “Java e Inovacionit”, që është eventi më i madh dhe i rëndësishëm, i organizuar nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike gjatë këtij viti. Kjo javë do të kthehet në burimin më të madh të informacionit për publikun, në lidhje me punën, aktivitetet dhe prioritetet e Ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Qëllimi i kësaj jave është hapja ndaj publikut dhe prezantimi në thelb i Inovacionit, se çfarë është ai dhe si ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo, ka për qëllim bërjen e Inovacionin, sa më të prekshëm për të gjithë dhe kryesisht për target-grupet e interesuara si të rinjtë, studentët, mësuesit, punonjësit, sipërmarrësit, etj.

Gjatë “Javës së Inovacionit” do të këtë një axhendë të ngjeshur projektesh, konkursesh, dhe aktivitetesh frytdhënëse, duke konkretizuar kështu, çështje të rëndësishme si dixhitalizimi në shumë fusha jetike si arsimi, shëndetësia, mjedisi apo energjetika, deri tek dixhitalizimi i të dhënave qeveritare dhe ofrimi i shërbimeve publike online.

Më poshtë njihuni me aktivitet e “ Javës së Inovacionit” të ndara sipas ditëve:

1- E shtunë, 10 maj – Konferencë shtypi për hapjen e “Javës së Inovacionit” dhe paraqitja e axhendës nga ministrja Milena Harito.

-Prezantimi i katalogut të Inovacionit në Shqipëri (Të ftuar: Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla , zv. ministër i Bujqësisë dhe ai i Ekonomisë i Shqipërisë).  

-Forumi për Ekonominë Kreative dhe Inovacionin.

2- E hënë, 12 maj – Iniciativa për Pagesat nëpërmjet aparateve Mobile.

-School Career Event: Ky aktivitet do të zgjasë nga data 12-14 maj për tre ditë rresht dhe do të startojë në të gjithë ambientet e universiteteve publike në rang kombëtar. Çdo universitet në ambientet e laboratorëve të tij do të prezantojë me broshura, fletëpalosje, prezantime vizive, programet e studimit, eksperiencat pozitive të aktiviteteve që ofrohen në ambientet e këtyre universiteteve, lidhjet me bizneset dhe mundësitë reale që studentët mund të përfitojnë. (Aktiviteti do të realizohet në sallat e Universitetit Politeknik të Tiranës).

– Seminar “Roli i universiteteve në nxitjen e sipërmarrjes teknologjike: përvoja e INNOVARS në stimulimin akademike dhe spin-of “ dhe do të mbahet në Universitetin Politeknik të Tiranës.

-Siguria fizike, disa këshilla: Vendet publike, është veçanërisht e rëndësishme të jemi të kujdesshëm kur lidhemi në rrjete në vende publike; Kodet QR, si të kuptosh nëse kodi QR është i sigurtë; Asgjësimi i sigurtë, mënyrat për të eliminuar pajisjet mobile të cilat nuk nevojiten më; Spyware dhe viruset, si i afektojnë pajisjet mobile; Hotspots dhe Wireless, lidhja dhe përdorimi i lidhjeve wireless me pajisje mobile dhe smartfonë.

3- E martë 13 maj – Dita e Fëmijëve Inovatorë- Prezantimi i Konkursit të ITU mbi Inovatorët e Rinj.

-Libri ne Epokën Dixhitale (Ministria e Kulturës)

-Ofrimi i laboratorit kompjuterik dhe Certifikatave EIPASS për fëmijët nga mosha 15-17 vjeç shtëpia e Fëmijës.

4- E mërkurë 14 maj – Tavolinë e rrumbullakët me Shoqërinë Civile për Rolin e saj në Nxitjen e Inovacionit dhe e-demokracisë.

-Bring IT on school: Promovimi i nxitjes së integrimit të TIK në mësimdhënie e mësimnxënie. Promovimi i përdorimit të teknologjive e-learning në shkolla. Shkëmbimi i eksperiencave nëpërmjet partneritetit publik privat.

5- E enjte 15 maj – Inovacioni dhe gjinia: Tryeze e rrumbullaket mbi inovacionin, gender, busines start up, social media, teknologjia dhe pjesëmarrja e grave në politikë. (Aktivitet që do të realizohet me lëvizjen e gruas në Shqipëri dhe Universitet).

– Aktivitet në Vlorë për akreditimin e një prej laboratorëve model që disponon MAS me mbështetjen e ECDL-së dhe certifikimi i 14 nxënësve dhe studentëve më të mirë të Vlorës.

-Prezantimi i uebfaqes: www.albaniantourism.com. (Organizohet në ambientet e MZHUT).

– Miqtë e Monumentit dokumentojnë monumentet e kulturës dhe i shtojnë ne Wikipedia (Ministria e Kulturës).

5- E premte 16 maj – Përurimi i sallës së trajnimit TIK pranë ASPA (Shkollës së Administratës Publike).

– Ceremonia e shpalljes së fitueseve nga Konkursi KODE.

– Prezantimi i Çmimit për Inovacionin në Administratën Publike.

-Prezantimi i Aplikacionit KRYEMINISTRIA për Android dhe IOS.

-Aktivitet përmbyllës për javën e inovacionit me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë (Muzeu Kombëtar). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>