Lajmet

Java e inovacionit, ministrja Harito flet për nënshkrimin elektronik

May 16 2014
0 Shpërndarje
Java e inovacionit, ministrja Harito flet për nënshkrimin elektronik

big_perbanneNë kuadër të Javës së Inovacionit, Ministrja Harito mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Certifikimit Elektronik (AKCE) me temë “Nënshkrimi elektronik, një instrument për komunikim më të sigurt”. “Identiteti dixhital është një domosdoshmëri e kohës dhe e teknologjisë.

Përdorimi i shërbimeve në botën dixhitale, është një dukuri e përhapur me zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Përhapja e gjerë e internetit dhe volumi i madh i përdorimit të tij, sjell me vete edhe probleme e fenomene të reja. Një nga këto është krijimi i identiteteve virtuale, që ndryshojnë nga ato reale. Në këto kushte lind si domosdoshmëri, përdorimi i nënshkrimit elektronik ,i cili bën të mundur një komunikim të sigurt”, u shpreh Harito gjatë fjalës së saj.

Sipas Ministres Harito, ky nënshkrim elektronik sjell këto lehtësira në jetën e qytetarëve: Garanci për administratën publike, që do të përdorë dokumentin elektronik ; rritjet e numrit të shërbimeve elektronike në dispozicion të qytetarëve; përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ofruara online; rritjen e shkallës së sigurisë për shërbimet e ofruara dhe ulja e korrupsionit; lehtësira në kohë dhe në kosto për çdo grup interesi dhe çdo proces biznesi; zhvillim i koordinuar i nismave për qeverisjen elektronike dhe shoqërinë e informacionit .

Tashmë çdo shtetas shqiptar i interesuar, mund të nënshkruajë kontrata, të marrë pjesë në prokurimet publike, të regjistrojë biznesin, etj, vetëm duke përdorur nënshkrimit elektronik. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>