Harduer

Java e parë e shitjeve të iPhone X pritet të sjellë probleme për Apple

Oct 20 2017
0 Shpërndarje
iPhone 8 ka mbërritur por sipas disa raportimeve konsumatorët janë të zhgënjyer nga Apple të cilët po presin me padurim iPhone X. Java e parë e shitjeve të iPhone X pritet të sjellë probleme për Apple

Sipas një raporti të ri nga analist i mirënjohur i KGI Securities Ming-Chi Kuo, Apple ende po përballet me vështirësi në prodhimin e iPhone X.

Kompania do të ketë në dispozicion mes 2 deri në 3 milion njësi përpara debutimit më 3 Nëntor, një sasi e pamjaftueshme për tu përballur me kërkesën.

Ndërsa Apple nuk zbuloi shifra ekzakte për javën e parë të shitjeve vitin e kaluar, në 2015-tën kompania ka shitur 13 milion iPhone 6S, në 2014-ën 10 milion iPhone 6 dhe në 2013-ën 9 milion iPhone 5S/5C.

iPhone 8 ka mbërritur por sipas disa raportimeve konsumatorët janë të zhgënjyer nga Apple të cilët po presin me padurim iPhone X.

iPhone X është më inovativ sesa iPhone e tjerë. Sipas KGI Securities, Apple ka pasur probleme me zinxhirin prodhues të iPhone X.

Kjo vjen nga disa prej komponentëve të teknologjisë së fundit siç janë antenat fleksibël.

Edhe për kamerën Apple po përdor borde të ndryshme qarqesh për secilin prej sensorëve. Edhe ky dizajn është një sfidë më vete.

Së fundit iPhone X ka një mori sensorësh në pjesën ballore të telefonit. Një prej komponentëve duket se ka shkaktuar vështirësi dhe është sensori me infra të kuqe që mundëson teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Për prodhimin e këtyre sensorëve Apple nuk ka gjetur dot një prodhues që mund të prodhojë mjaftueshëm.

Porositë e iPhone X fillojnë më 27 Tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>