Lajmet

Jelly Bean arriti të renditet më sipër në klasifikim krahasuar me Ice Cream Sandwich

May 3 2013
0 Shpërndarje
Jelly Bean arriti të renditet më sipër në klasifikim krahasuar me Ice Cream Sandwich

jelly beanPërdoruesit e Android preferojnë më tepër përdorimin e versionit më të fundit të sistemit operativ të kompanisë Google.

Në muajin prill është vënë re një rritje me 3.4 pikë të numrit të pajisjeve aktive që funksionojnë me Jelly Bean – Android 4.1 dhe Android 4.2 duke kaluar kështu Ice Cream Sandwich (Android 4.0), i cili shënoi një ulje prej 1.8 pikësh duke arritur vlerën 27.5%.

Megjithatë rritja e adoptimit të Jelly Bean nuk ka qenë e mjaftueshme për të tejkaluar GingerBread (Android 2.3),i cili është shumë i përhapur aktualisht (rreth 38.5%).

Këto shifra të llogaritura nga vizitat e përdoruesve në Google Play Store gjatë një periudhe të caktuar reflektojnë shkallën impresionuese të adoptimit të Jelly Bean.

Ky sistem po përhapet shumë shpejt duke marrë parasysh periudhën e lançimit që ka qenë muaji korrik dhe mund të themi se së shpejti do të fitojë më tepër terren se Gingerbread, i cili është lançuar në dhjetor të vitit 2010 dhe deri në fund të vitit 2012 zotëronte 50% të tregut të Android.

Mesa duket forca nxitëse e kësaj përhapjeje të gjerë është Samsung Galaxy S3, i cili ka regjistruar më tepër se 50 milion njësi të shitura që prej lançimit të tij në muajin maj të vitit të kaluar.

Me shitjet fenomenale të pritshme të smartfonit Galaxy S4 mund të themi me siguri se Jelly Bean në muajt në vazhdim do ti rrëmbejë kurorën e Android sistemit Gingerbread. (PCWorld Albanian)

Android

Lajmet e fundit>