Lajmet

A jemi të përgatitur për pasuesin e Wanna Cry?

Jun 2 2017
0 Shpërndarje
Gjenerata e fundit e teknologjive të inteligjencës artificiale (IA) u mundëson organizatave të mbrojnë rrjetet që në shenjat e para të kërcënimit A jemi të përgatitur për pasuesin e Wanna Cry? Photo Source: Klorenta Janushi

Gjatë muajit të fundit përhapja e shpejtë e ransomware-t Wanna Cry shërbeu si një thirrje zgjimi. Njerëzit, të vetëm, nuk mund t’u përgjigjen më mënyrë të shpejtë dhe efikase sulmeve kibernetike, të cilat godasin pa paralajmërim dhe në mënyrë rutinë, duke tejkaluar çdo kufi rrjeti apo shteti. Sulmi kishte disa indikatorë fillestarë, por përhapja e tij e shpejtë e bëri të pamundur reagimin në kohë të skuadrave të reagimit ndaj incidenteve kudo në botë.

Teknikat e sulmeve të përdorura nga kriminelët kibernetikë po sofistikohen çdo ditë e më shumë. Grupe të ndryshme kanë lançuar së fundi malware të gatshëm, të cilët mund të përdoren nga hakerat amatorë, dhe një pjesë e tyre ofrojnë edhe “linjë këshillimi për klientët”.

Me kthimin e Ransomware-t në një model biznesi, kriminelët kibernetikë kanë arritur të realizojnë mbi 638 milionë sulme vetëm në vitin 2016, duke fituar miliarda dollarë të ardhura. Por sulmet si WannaCry përhapen në rrjet për pak minuta, dhe ndryshe nga format e mëparshme të ransomware, ata nuk përhapen nëpërmjet teknikave phishing në e-maile.

Sigurisht, që organizatat do t’i mbrojnë rrjetet dhe sistemet nga sulmet e njohura, por mbrojtja nga sulmet që përhapen me shpejtësi, duhet të adresohet me prioritet më të lartë se të tjerët. Malware-t vetë-modifikues përfaqësojnë fillimin e luftës kibernetike dhe bashkë me kriminelët kibernetikë, po bëhen më të mençur edhe mjetet që ata përdorin.

Për të mbrojtur asetet e informacionit në një mjedis të tillë të paparashikueshëm, përgjigja ndaj sulmit duhet të vijë në kohë reale. Gjatë sulmeve të WannaCry, shumica e organizatave u përgjigjën duke shfrytëzuar metodat ligjore dhe reaktive.

Gjenerata e fundit e teknologjive të inteligjencës artificiale (IA) u mundëson organizatave të mbrojnë rrjetet që në shenjat e para të kërcënimit. Për sulmin WannaCry shenjat e para ishin të dukshme në rrjet, por ritmi i sulmit ishte shumë larg kapaciteteve njerëzore.

Sulmuesit nuk përdorin më të njëjtat sulme si më parë. Për të marrë akses në rrjet ata mendojnë “jashtë kutisë”, dhe mbrojtësit duhet të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Askush nuk dyshon që sulme të reja, të sofistikuara do të vijnë, e rëndësishme është që t’u tregojmë sulmuesve se “We don’t WannaCry”, nëpërmjet aplikimit të teknikave mbrojtjes si Sun Tzu në luftë, e duke përfituar nga avantazhet e IA. /PCWorld Albanian

Author: Klorenta Janushi (7 Artikuj)
Klorenta Janushi

Eksperte e Sigurisë Kibernetike

Lajmet e fundit>