Harduer

Jeni gati të bëheni një bateri e gjallë?

Dec 25 2009
0 Shpërndarje
Jeni gati të bëheni një bateri e gjallë?

Që të sqarohemi; procesi nuk nënkupton asgjësimin apo dëmtimin tuaj, por riciklimin e diçkaje të tepërt. Vladimir Leonov dhe Ruud Vullers të qendrës Ndëruniversitare të Mikroelektronikës në Belgjikë kane punuar mbi eksperiencën e mëparëshme dhe kanë krijuar një projekt ambicioz mbi energjinë – një pajisje e cila mund ti kthejë qeniet njerëzore në bateri të gjalla.

Ndërkohë që nxehtësia e lëshuar nga trupi juaj përbën një efekt anësor dhe mekanizëm ekuilibrimi të tij, ajo mund të përdoret për të ushqyer sisteme të tjera. Kështu, pajisja e cila thith energjinë trupore merr formën e një rrethi të kapur rrotull ballit, i cili kthen energjinë termike të flakur nga trupi në energji të dobishme për të bërë të punojnë pajisjet elektronike.

Sidoqoftë kjo teknologji nuk është mjaft efektive për vetë arsyen se dhe çlirimi i energjisë nga trupi njerzor nuk është aq i madh, ndaj pajisjet e përfshira duhet të jenë ULV (Ultra Low Voltage) për të përfituar nga tensionet e vogla që gjenerohen.

Shfrytëzimi i energjisë trupore nuk është aq i ri sa mund të duket – prej shumë kohësh pajisje si orat e ashtuquajtura “me vetëkurdisje” shfrytëzojnë lëvizjet e pulsit për tu furnizuar me energji dhe meqë elektronika e sotme bëhet vazhdimisht më efiçente duke ulur konsumet, nuk është e habitshme që shfrytëzimi i energjisë trupore mund të gjejë gjithmonë e më shumë aplikime.

Lajmet e fundit>