Blog

Jep dorëheqjen themeluesi dhe ekzekutivi i WhatsApp

May 2 2018
0 Shpërndarje
Lajmi i tij mori një përgjigje të menjëhershme nga CEO i Facebook Mark Zuckerberg. Jep dorëheqjen themeluesi dhe ekzekutivi i WhatsApp

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i WhatsApp lajmëroi largimin e tij nga Facebook pak vite pasi aplikacioni i tij i komunikimi u ble nga gjigandi i medias sociale për 22 miliardë dollarë.

Planet e tij Koum i bëri të ditura përmes faqes në Facebook duke thënë se vendimi ishte emocional.

Aplikacioni i tij i cili është mbajtur i ndarë nga bizneset e tjera të Facebook, shquhet për përdorimin e komunikimit të enkriptuar që do të thotë se vetëm marrësi dhe dërguesi mund të shohin mesazhet.

Sot WhatsApp përdoret nga 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën.

Lajmi i tij mori një përgjigje të menjëhershme nga CEO i Facebook Mark Zuckerberg.

“Të jam mirënjohës për çdo gjë që ke bërë për të nda ndihmuar të mbajnë një botë sa më të lidhur, për çdo gjë që më ke mësuar përfshirë enkriptimin si dhe kalimin e “pushtetit” nga sistemet e centralizuara në duart e njerëzve,” shkruante Zuckerberg.

“Këto vlera do të jetojnë përherë më WhatsApp,” vijoi Ai.

Largimin e Koum e raportoi për herë të parë Washington Post i cili tha se vjen si rezultat i përplasjeve për shkak të strategjisë së Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>