Ja se si

Jepini jetë një PC-je të vjetër me Fast Presto Linux

Dec 3 2009
0 Shpërndarje
Jepini jetë një PC-je të vjetër me Fast Presto Linux

Presto është sistem operativ Linux, kompakt dhe i shpejtë. Ai instalohet në Windows (nuk duhet të krijoni asnjë CD) dhe punon krahas tij (instalimi shton një meny dual-boot në sistemin tuaj, kështu që mund të zgjidhni cilin OS dëshironi të startoni).

Me fjalë të tjera, Presto ju ofron frutet e sistemit operativ Linux pa mundin e zakonshëm. E kam testuar këtë OS për disa javë dhe jam befasuar për të mirë. Ka disa kufizime, por ka arritur sukses në ofrimin e versionit më kompakt të Linux-it dhe ndoshta më të shpejtin. E kam instaluar atë në laptopin tim Acer, që e kam blerë para dy vitesh, i cili kërkonte 2 minuta për të startuar Vista-n. Presto starton në më pak se 20 sekonda. SO ka disa aplikacione bazike të instaluara – Firefox, OpenOffice, Skyp dhe Pidgin – por ju mund të instaloni edhe shumë të tjera përmes faqes Application Store.

Çfarë ka për t’u mos u pëlqyer? Çmimi. Kostoja e licencës prej 20$ nuk do t’ia thyejë bankën askujt, por nuk duket edhe aq e hijshme të paguani për Linux – veçanërisht duke marrë parasysh sa opsione të tjera falas mund të gjenden.

 Prapëseprapë, ju rekomandoj që së paku ta provoni (Presto ka një periudhë testuese shtatëditore). Është jashtëzakonisht i lehtë për t’u instaluar. Vetëm shkarkoni skedarin instalues nga faqja, klikoni dy herë në atë skedar dhe ndiqni udhëzimet. Presto nuk është okupues, pasi uninstalimi i këtij SO është i lehtë, si një program i thjeshtë.

Lajmet e fundit>