Biznes

Jessica Alba dhe Gwen Stefani reklamojnë Windows Phone 8

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Jessica Alba dhe Gwen Stefani reklamojnë Windows Phone 8

Microsoft-i po vazhdon me fushatën e vet të reklamave masive. Këtë javë u prezantuan dy reklama të reja në të cilat përfshiheshin aktorja Jessica Alba dhe këngëtarja Gwen Stefani.

Alba flet për Lumia 920 dhe për atë çfarë quhet Kid’s Corner, i cili është një opsion që i lejon prindërit t’iu japin fëmijëve telefonin por duke kyçur pjesët e rëndësishme.

Stefani flet për HTC 8X. Në klipin e shkurtër tregohet për ndryshimin e madhësisë së ikonave në pamjen e parë.

Shumë personazhe të famshëm janë kontaktuar nga Microsoft-i për të kryer këto lloj reklamash duke përfshirë James Corden dhe Holly Willoughby.

Sipas disa fjalëve të përhapura, Jay-Z do të jetë së shpejti pjesë e këtij promovimi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>