Siguri

Jessica Biel personi më ‘i rrezikshëm’ në internet

Aug 25 2009
0 Shpërndarje
Jessica Biel personi më ‘i rrezikshëm’ në internet

Sipas raportit të tretë vjetor të McAfee-s për listën e VIP-ave më të rrezikshëm “online” të Hollywood-it, adhuruesit që kërkojnë online për Biel kanë një shans prej një me pesë për tu përplasur me një ueb faqe të mbushur me softuer të dëmshëm.

Në përgjithësi, gjuetia për hollywoodianët paraqet një rrezik më të madh sesa për çdo gjë tjetër. Për shembull, presidenti Obama dhe zonja e parë e shtetit Michelle Obama janë renditur në vendin e 34-t, respektivisht 39.

Persona tjerë të famshëm e të pasigurt të afërt me majën në listën e sigurisë së kompanisë përfshijnë, Beyonce në vendin e dytë, Jennifer Aniston në vendin e 3-të dhe heroin e futbollit amerikan, Tom Bradly në vendin e katërt.

McAfee ka gjetur se kërkimi për fotografi, video, materiale për shkarkim, wallpaper dhe screensaver të personave të famshëm  që janë renditur si të rrezikshëm në listën e tyre, paraqet rrezik për shëndetin e kompjuterit tuaj.

“Kriminelët e internetit gjithashtu përcjellin yjet, dhe lidhin materiale të dëmshme përreth tyre, duke shtyrë njerëzit që të shkarkojnë softuer të dëmshëm që gjendet i maskuar” tha Jeff Green, zëvendës president i lartë i McAfee Avert Labs.

Lista e potë e 15 personave më të famshëm e “më të rrezikshëm” në internet:

  1. Jessica Biel
  2. Beyonce Knowles
  3. Jennifer Aniston
  4. Tom Brady
  5. Jessica Simpson
  6. Gisele Bundchen
  7. Miley Cyrus
  8. Megan Fox, Angelina Jolie
  9. Ashley Tisdale
  10. Brad Pitt
  11. Reese Witherspoon
  12. Britney Spears
  13. Rihana
  14. Lindsay Lohan
  15. Kim Kardashian

 

Lajmet e fundit>