Blog

Jeta luksoze e hakerit të Yahoo, një shqiptare flet për talentin e tij në pikturë

Mar 17 2017
0 Shpërndarje
Njeriu i cili me shumë gjasa do të vuajë një dënim të ashpër për hakimin e Yahoo është një 22 vjeçar nga Kanadaja i cili la shkollën për të ndjekur një karrierë në internet e cila i mundësoi një jetë me të vërtetë luksoze. Jeta luksoze e hakerit të Yahoo, një shqiptare flet për talentin e tij në pikturë

Karim Baratov, me origjinë nga Kazakistani dhe shtetësi Kanadeze, u arrestua ditën e Marte nga Policia dhe akuzohet hakimin e Yahoo në bashkëpunim me agjentë të inteligjencës Ruse. Djaloshi fitoi 100 dollar për çdo fjalëkalim që kishte vjedhur nga Yahoo por edhe Google.

Pasurinë e tij Baratov e shfaqte në Facebook dhe Instagram duke treguar makina ekzotike dhe orë të shtrenjta Rolex. Në 2013-ën ai u përjashtua nga shkolla pas një shakaje të bërë në rrjetin social ku thoshte se do të vriste një ish mik të afërt.

Pikërisht në këto momenti ai filloi biznesin e tij dhe për pak kohë arriti të blinte një BMW por edhe një shpi. Makina e tij në ngjyrë blu Lamborghini mban një targë me titull “Mr Karim.” Ai merrte pjesë vazhdimisht në takime bamirësie të organizuara nga entuziastë të makinave ekzotike.

Baratov kishte një talent, pikturën. Ai vazhdimisht priste flokët tek një mikeshë e tij, një shqiptare e cila jetonte në Kanada me emrin Migena Skenderaj. Ajo tha për Wall Street Journal se Baratov vazhdimisht publikonte foto të pikturave të tij në Instagram në mesin e tyre një portret të saj.

Sot ai akuzohet nga autoritetet Amerikane për mashtrim, konspirim dhe abuzim. Dënimi për këto akuza varion nga 2 deri në 20 vite. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>