Lajmet

Jift kombinon rrjetin Facebook dhe Google+ në iPhone

Nov 8 2012
0 Shpërndarje
Jift kombinon rrjetin Facebook dhe Google+ në iPhone

iOS: Përdorimi i më tepër se një rrjeti shoqëror mund të shkaktojë një shqetësim kur ju jeni shpesh duke u zhvendosur brenda faqeve për të mbajtur çdo gjë.

Jift i merr dy nga rrjetet shoqërore më të popullarizuara, Facebook dhe Google+, dhe i kombinon ato në një aplikacion.

Jift punon ashtu siç edhe mund të prisni: kur ju qaseni në të dy llogaritë dhe aplikacioni iu paraqet njoftimet, fotografitë, furnizuesit me lajme, shokë dhe profili juaj duket sikur të ishte një rrjet i vetëm shoqëror.

Secila njësi ka një theksim të vogël të kaltër (Facebook) ose të kuqe (Google+) për të ju lënë të kuptoni se nga cili rrjet vjen ajo njësi. Ju mund t’i ndani ato po ashtu, nëse dëshironi vetëm duke e shkruar emrin e rrjetit shoqëror në ndonjë faqe.

Jift është në dispozicion pa pagesë në iTunes

E meta e përdorimit të një aplikacioni të përshtatshëm si Jift është që merr qasje në informacionet e llogarisë suaj.

Qasjet nuk kryhen përgjatë OAuth dhe përdorimi i rrjetit Facebook me Jift kërkon aprovimin e një aplikacioni në Facebook që ka qasje në çdo gjë në llogarinë tuaj. Natyrisht, këto dy gjëra do të jenë shqetësime për siguri për çdokënd.

Jift është në dispozicion pa pagesë në iTunes, por versioni Pro (për 2 dollarë) i shton disa veçori shtesë si postimi në të dy rrjetet në të njëjtën kohë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>